Tritol makinës së Kryetarit PD Dega Vau i Dejës, policia jep detajet, bedelët heshtin

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës ku makinë së Kryetarit të PD-së, Bernard Ndreca, iu vu tritol.

Policia e Shkodrës duke dhënë detaje në lidhje me tritolin e vendour në automjetin në pronësi të kreut të PD, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca thekson se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Ky shpërthim vjen një ditë pasi kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së së Vulës në Vaun e Dejës kanë dalë në mbështetje të Zef Hilës, si kandidat i Rithemelimit për kryetar të bashkisë në zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar Kolmentina Drinin si kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës; Akt i cili u konsiderua rezultat i përpjekjeve të Bernard Ndrecës për të bashkuar Partinë Demokratike të përçarë nga bedelët e Lulzim Bashës!

Dhe, deri sa policia doli në vendin e ngjarjes dhe reagoi për këtë akt kriminal, bedelët që nuk u duan Partinë Demokratike të bashkuar, heshtin!

Ndryshe, në zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike të organizuara nga Rithemelimi, Bernard Ndreca u zgjodh Kryetar i PD Dega Vau i Dejës, duke marrë 531 vota nga 760 anëtarë të Partisë Demokratike sa morë pjesë në votim.

Njoftimi Policisë

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Deklaratë e kandidatëve të PD për Këshillin Bashkiak Vau i Dejes

Ne, kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, duke falenderuar Kryesinë e Degës dhe strukturat e PD, Dega Vau Dejës, për besimin dhe mbështetjen, shprehim qëndrimin tonë lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023:

Ne sot, me anë të kësaj deklarate, shprehim hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila.

Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Z. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është Deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listën tonë për këshilltarë bashkiak janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshem i Bashkisë Vau Dejës me 14 Maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu