“Tre herë më pak emigrantë”, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë funksionoi

0

Në një konference për shtyp ku foli mbi bilancin  e emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, kryeministri Britanik Rishi Sunak deklaroi se shifrat e shqiptarëve që mbërrijnë me varka në ishull ka rënë me 90% këtë vit.

“Në vetëm 6 muaj kemi rikthyer 1800 emigrantë shqiptar në atdheun e tyre. Nëse më pare një në 5 raste nga shqiptarët merrte azil në Britani, tani më kjo shifër është 1 në 15.  Numri I shqiptarëve që mbërrijnë me varka në mënyrë ilegale ka rënë me 90% këtë vit.”

Kryeministri Brianik e konsideroi një sukses marrëveshjen me Qeverinë Shqiptare teksa tha se shifrat tregojnë rezultate positive të luftës kundër emigracionit të paligjshëm.

Mbërritja e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është ulur me 20% këtë vit deklaroi Sunak ndërsa tha se në Bashkimin Europian shifrat e emigracionit  të paligjshëm janë rritur me 30%.

Rishi Sunak foli edhe mbi rezultatet që po jep marrëveshja me Francën , një marrëveshje ku taksapaguesit britanik paguajnë 500 milionë paundë në mënyrë që autoritet franceze të ndalojnë kalimet e emigrantëve të paligjshëm.

Kryeministri Britanik deklaroi se vetëm vitin e kaluar autoritetet franceze kanë ndaluar më shumë se 33 mijë emigrantë që të kalojnë kanalin ndërsa deklaroi se ka rezultate pozitive edhe këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu