Tre etapat e pritshme…

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka shumë vite që shqiptarët pyesin njëri tjetrin: Çpo bëjnë amerikanët, na lodhën me politikën e tyre duke dashur të shkërmoqin minuesit e demokracisë, korrupsionin në këtë vend të Nato-s, mos vendosjen e drejtësisë, mos prekjen e të paprekshmëve etj.
Sidomos vitin e fundit e muajt e fundit, këto pyetje janë artikuluar gjithnjë e më shpesh.
Mbase me të drejtë, është pritur tashmë arrestimi i Metës ashtu siç është vepruar me ministrat e Ramës. Por edhe i Berishës, e jo të mbahet në arrest në shtëpi.
Kuptohet lehtë se kjo pritshmëri e lartë që pritet nga Amerikanët, nuk është në fakt thjeshtë detyrë e tyre, por në radhë të parë e strukturave tona shqiptare të ndërtuara me ndërhyrjen amerikane.
Por si gjithmonë, siç thuhet se qeveria e kap lepurin me qerre, për amerikanët kjo do jetë një betejë e gjatë, që nuk mbaron me dy tre vite, por kërkon kohën e vet jo vetëm për të rrëzuar një sistem antidemokratik e komunis, por edhe për të varrosur një herë e mirë aktorët e saj.
Ne e kujtojmë shumë mirë kohën kur enveristet na nxirrnin sytë. Në pamje të parë, dukej se ishin tejet të fuqishëm e nuk rrëzohesh kurrë, ashtu, siç mendojnë sot berishistët.
Por, sa kaluan vetëm disa vite, ato u “shkukluan”, sa tani pjesës më të madhe të tyre sikur ju vjen turp. Do të vij shpejt dita që të njëjtin fat si enveristet do ta kenë edhe berishistët, të cilët e shikojnë të tjetërsuar çdo natë legjendën e tyre dhe Ilir Metën të tjetërsuar në atë shkallë, sa më shumë shfaqen kandidatë për çmendinë.
Zgjatja e kohës, nuk është thjeshtë për ti sjell probleme në çrregullime përsonaliteti të këtyre legjendave, por është edhe një pritshmëri për një lëvizje të re politike të prekshme nga populli.
Nuk është koha as momenti për të krijuar lëvizje politike të reja në Shqipëri me emra të përveçëm. Gjë që realisht ka ndodhur ne vendin tonë, si Partia e Qorrit, e Lapajt, e së fundmi e Alibeajt.
Por asnjëra nga partite apo lëvizjet e tyre nuk po ngjisin dhe as emrin e partive te tyre populli nuk e di. Mjafton të thuhet psh Partia e iks përsoni dhe lëvizjet e asaj force politike shkon e sigurt drejt dështimit.
Sepse, populli ynë është ngopur me “udhëheqës”, me individë. Shto pastaj, se mbajtësit peng të politikës e të demokracisë mblidhen sëbashku trup bashkuar rreth korrupsionit dhe mbijetesës, sa nuk lejojnë asnjë hapsirë për këdo që përpiqet kundër tyre.
Kjo e ka dobësuar, e ka shkatërruar në themele sistemin demokratik.
Psh në Shqipëri, sot nuk di askush çfarë emri ti vendosi sistemit ku jetojmë.
Opozita, me mbështetjen e demokratëve drejtohet nga udhëheqës non grata pa asnjë shpresë për të marrë pushtet. Me Sali Berishën apo nesër me Argitën non grata, opozita e ka të pamundur të bëhet alternativë pushteti.
E pranojnë nën zë këtë edhe demokratët, e përseri vazhdojnë ta ndjekin qorrazi legjendën e tyre. Ky është paradoksi shqiptarë.
Ndërkohe, PS-ja dhe Edi Rama, kanë ndërtuar një sistem me patronazhistët, me administratë të qëndrueshme me militantë, ku në rastin më të keq, sigurojnë 800 000 vota dhe trashëgojnë fitore pas fitore pa asnjë problem.
Kjo ka ndodhur, sepse pjesa e madhe e rinisë shqiptare vazhdon e ikën nga ky vend pikërisht për mungesën e sigurisë në të gjitha kuptimet, dhe në Shqipëri nuk shohin asnjë shpresë.
Nuk do të çuditemi, kur të numërohen edhe 200 000 apo 300 000 të tjerë që do i largohen shpejt këtij vëndi. Ndërkohë, Rama, i ka të sigurta votat e veta, të pa ndryshueshme.
Për të kryer rrotacionin politik, qe një ditë do të jetë e natyrshme edhe në vendin tonë, si fillim do të duhet të zgjidhet ngërçi që e ka zënë opozitën me Berishën, me Metën.
Pastaj, të krijohet një lëvizje me ndjeshmëri dhe mbështetje popullore, që pritet realisht nga SHBA-të, pastaj vjen vetvetiu koha që ato të kthejnë sytë nga Rama.
Këto mbetën tre etapat apo tre lëvizjet që do ndodhin një ditë në Shqipëri.
Sa më parë të ndodhin, aq më shpejt fillon shërimi i demokracisë së shkërmoqur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu