Transport publik falas, ulje e taksave, Këlliçi: Ndalimi i korrupsionit në bashki, sjell 60 mln euro më shumë

0

Nga njësia Nr.9 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorë të saj, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, shpalosi planin për transportin publik falas, dhe paketën për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Para qytetarëve, ai tregoi taksat dhe tarifat që do të hiqen apo reduktohen, ku pritet të përfitojnë mbi 41 mijë biznese.

“Masa e parë do të jetë, zero e taksës së arsimit. E dyta, taksa për tokën bujqësore do të bëhet zero për pjesën që i takon bashkisë. Taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%. Taksa e tabelës informuese do të reduktohet po me 30%. Taksa e truallit do të reduktohet me po 30% dhe taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. Këto janë të gjitha masa që ndihmojnë biznesin e vogël. Kam dhe dy tarifa që do t`i ulë me 50%. 1-tarifa e pastrim gjelbërimit. 2-Taksa më korruptive që është në kryeqytet është taksa për hapësirën publike, që çdo taksidar dhe çdo tatimor i bashkisë Tiranë e bën korrupsion, do të përgjysmohet” – u shpreh Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu