Shkruan Zef Ndreka
Përveç Berishës non grat-a, strukturat drejtuese të Foltorës nuk duan të njohin asnjë lidër tjetër, asnjë emër tjetër. I janë errësuar sytë, janë tërbuar nga vëndimi i drejtë i gjykatës së Apelit Tiranë të dt 3-mars.
Nuk shohin dot më tej, më larg xhamave të syzeve Paloka e paloqat e tjerë.
Dhe kjo është e vërtetë. Duket se më në fund e bënë zgjidhjen. E bënë fakt. Dorës së shtrirë me shumë sinqeritet nga Alibeaj, Berisha dhe klubi i tij nuk ju përgjigjen pozitivisht. Sa qesharakë janë bërë! Njëkohësisht edhe për të ardhur keq! Argumenti i tyre që do pëlcasë si tullumbace eshtë zhargoni i përditshëm i Berishës: “Alibeaj është peng i Ramës”! Ç’ti bësh koment konkluzionit të tyre, kur aspak për çudi, Berisha futi në rrjesht kandidatët e Foltorës të dala nga primarët e manipuluara dhe i detyroi të regjistrohen nën siglën e PL-së së spiunit Metaj. Por brënda grupimit të Foltorës, ka shumë kandidatë që nuk e duan këtë dhe do ndjeheshin shumë më komod nën siglën e tyre, të PD-së. Psh, pyesni Luciano Boçin, dhe do keni përgjigje. Po ashtu edhe shumë të tjerë në bashki kryesore të vëndit. Po çfar po ndodh? Nëse Alibeaj na qënka pengu i Ramës, Ilir Metaj na qënka një besnik i madh i Berishës që nuk shitet! Madje jo vetëm që nuk shitet por na rezulton të jetë siguresa e ardhme e Berishës dhe familjes së tij non grat-a!
Çfarë largpamësie!
Po kush na siguron se këtë nofkë non grat-a nuk do të marrë edhe spiuni Metaj dhe problemi do të jetë i përbashkët për të dy?! Berisha e di mirë se do të dështojnë në zgjedhjet vëndore të 14-majit, edhe pse në koalicion me PL-në. Që tani ai nuk lufton për fitore, por për alibinë e humbjes. Detyrimi që i bën kandidatëve të tij për të kandiduar për PL-në, mbetet trafikimi i votave nga e djathta në të majtë. Kështu, Berisha kryen misionin e tij të fundit kundër demokracisë, kundër demokratëve, kundër PD-së, kundër vëndit. Në këtë mënyrë, Berisha ka zgjedhur ta mbyllë me turp jetën politike dhe do të mbetët përjetë i turpëruar për rolin që luajtur në mashtrimin e demokratëve për 32-vite.
Ngjarjet politike që do vijojnë të ndodhin, do të bindin shumë të lëkundur, të mashtruar e të gënjyer, elektorat që do të votojë PD-në për ndryshim, do të binin edhe disa kandidatë të primareve që në këtë moment janë në dilemë të garojnë apo jo! Po kështu do të bindën edhe disa deputetë të PD-së që deri më tani kishin shpresa tek Foltorja dhe përdorimi i vulës nga ana e saj, deputetët apolitik që nuk I bëjnë nder asxPD-së, as shoqërisë. Berisha dhe Foltorja e tij kanë mbetur si peshku pa ujë. Ato u peshkuan saktë nga drejtësia, nga amerikanët, u goditën drejtë nga gjykata e Apelit. Për të gjitha çfarë ka bërë në dëm të PD-së, Berisha është një katastrofë për Shqipërinë, më i lig sa e kishim menduar. Votat e foltorës për PL-në apo grupimin rreth tij do të rezultojnë vota majtas, vota për PS-në. Do të rezultojnë vota për Ramën, për narkoshtetin e tij. Ndaj, demokratët duhet të votojnë vetëm siglën e PD-së.






