“Tolin e vranë”! Vëllai rrëfen si e mori vesh lajmin e zi: Isha me nënën…

0

Nikolin Marku (Lekstakaj) është 43-vjeçari që ka mbetur i vrarë mesditën e sotme në Balldre të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri menjëherë pasi ka dalë nga një market ku bleu një pije freskuese.

Në market s’ka pasur asnjë përveç shitëses. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Vëllai i viktimës, Bledar Marku është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Pak minuta më vonë ka dëgjuar krisma, por tha se nuk ka menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij dhe më vonë është njoftuar për ngjarjen.

Pista e vetme e dyshuar është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Leskakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri prej gati 3 dekadash. Vetëm 3 muaj më parë u vra në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu