T’luhatur…

0
Poezi nga Veonikë Shkreli Pepushaj
T’luhatur…
E bukura kohë, rrjedhën e vazhdon,
Në shtratin e sajë të florinjtë,
Me ditët, na përkëdhelë qënien tonë,
Ç’do sekont e ka durimin, i numëron,
Dhe pse jetën e ka të gjatë, përjetë,
Kurrë rregullin se thyen, sikurse ne,
Me të udhëtojmë, na pranon shoqërin,
Jemi mosmirnjohës, vlerën nuk ja dimë,
I shtrijmë duart në mbrapsht e mbarë,
Asgjë nuk jemi, krejtësisht kusarë,
Të pa rregull e miradije, qënkemi sajuar,
Mendja hava, ziliqarë të betuar,
Se përndryshe rrotullohej n’dëshmi,
Në këtë mbretëreshë që nuk mban mëri,
Por e keqja, në llogari aty i mbetet,
Eshtë matëse e përkryer e vetvetes,
E çfarë po lëmë hiç se mendojmë,
Të keqen unit, ja kemi veshur gjithmonë,
Në vend të kokës, n’padi nje grimc hiç,
Kuj sja mbushë mendjen, me këtë dobiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu