Thirrje KQZ-së: Mos e financoni Listën Serbe, shpalleni jo-Kushtetuese

0

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka kundërshtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që mjetet e ndara për partitë parlamentare të përjashtohet Lista Serbe, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kërkuar që kjo parti të shpallet jo-Kushtetuese, e cila ka përfituar nga KQZ-ja hiç më pak se 360 mijë euro.

“Mos e financoni Listën Serbe, shpalleni Jo-Kushtetuese. A thua vendimi i djeshëm i KQZ-së për ta financuar Listën Serbe me 360 mijë euro ka mbetur pa u vërejtur? Ndaleni more këtë skandal.  Mos financoni me para të popullit këta që duhet të shpallen Jo-Kushtetues”, ka shkruar Ramadani./Front Online

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu