“Teze më dërgo pak firmën tënde ta falsifikoj pak”/ Akuzat nga SPAK! Zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur komunikime që tregojnë se si ish-vartësi i zv/kryeministres Belinda Balluku, Evis Berberi komunikonte me një tjetër bashkëpunëtore të tij Brunilda Bulin dhe administratorin e ‘DAAM’ shpk, Ervis Lami, edhe ky i ndaluar nga SPAK, në akuzën ‘Korrupsion’ dhe ‘Pastrim parash’

Nga të dhënat e siguruara nga përgjimet dhe mesazhet e sekuestruara rezulton se në datën 7 mars 2019, rreth orës 09:20, Ervis Lami, i dërgon një SMS Evis Berberit:

“Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit daam?”

Vetëm 9 minuta më vonë, në orën 09:29, Evis Berberi i shkruan shtetases Brunilda Buli:

“Teze me bej nje foto firmes tende dhe ma nis. Ne atë app. Ta falsifikoj pak”

Një minutë pas kësaj, në orën 09:31, Brunilda Buli i dërgon Berberit një fotografi ku dukeshin katër shënime.

Këto biseda janë pjesë e dosjes hetimore të SPAK-ut ndaj ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në lidhje me kontratat miliona euro të tenderave rrugorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu