Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Terris sysh…
Terris n’sy e tharmi zë marrëzi
Brenda këtij, terreni të zaptuar
T’papergjegjshmit i ke mallkim
Që jetën e çdo qeniet t’shtryllin.
Vrazhd pikon mërzia n’çdo frym
Rrjedhojë, nga mendjet të krisur
Hajvanria, kotësit i shpërndanë
Dhe s’pran duke lind çmendurit.
Garravaç, ç’mendje gangrenë
I ke hyrë shpirtit, të njerëzores
Duke prish jetën si tenjë që bren
Këllirë si nuk e ndjen hiç marren.
Gabimi n’këmbë lëviz pasqyrash
Shtrigani i përralles, u çua lugat
Shtrirë ka fjalën, me pasaporten
Në vete qeshet, se kujt i është kap.