Tedi Blushi kërcënon Altin Dumanin: Qen sulmi, vrasës me pagesë i Ramës! Do të ketë fund të zi

0

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka vijuar me sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama sa i takon burgosjes së Metës. Po ashtu ai sulmoi kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani.

Në sallën e gjyqit politik Meta e ka çmontuar nga brinjët dum dumanin dhe akuzën politike të ngritur ndaj tij, duke detyruar dhe këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës kundër opozitës të braktiste sallën e gjyqit.  Meta është i arrestuar politik, vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta e të qarta, institucionale politike”, tha ai.

Fundi i Altin Dumanit do të jetë më i zi se i Katicës në Maqedoni. Maqedonasit e hodhën në Vardar. Më të zi do ta kenë fundin”, vijoi Blushi.

Arrestimi i Metës thotë se është bazuar mbi akuzë false e montuar dhe e stisur’ ndërsa akuzon Dumanin se po vepron në koordinim me Ramën.

Meta, është i arrestuar politik. Vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta e të qarta. institucionale politike. Zari i tij në krye të SPAK terroristi Altin Dumani nuk guxon t’ia përmende emrin Edi Ramës, lë ta marrë në pyetje.  Dosje e sajuar dhe totalisht farse”, tha Blushi sot në konferencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu