Shkruan Alfons Grishaj, nënkryetar i Vatrës
Për 22 muaj kam parë karikatura bajate, dëgjuar shpifje, pozime për tu dukur, për të treguar lidership kur as familja nuk u shkon prapa, për të bërë rolin e shpëtimtarit kur janë humbës të mëdhenj, për të krijuar gjëra artificiale për ëndërrimtarët me torba bosh, për të bërë rolin e patriotit pa histori familjare dhe patriotike dhe pa dalur akoma nga gropat e ill smelling e tradicionit zhul. Ata përpiqen që qëllimin e mbrapshtë t’a kthejnë në arsye, dhe të vërtetën t’a përbaltin me ligësinë iracionale e joprofesionale. Njoftimet e Diellit, i marrin si propaganda dhe jo si burim Institucional. Hegeli thoshte : Ne zotërojmë njoftime në kujtesën tonë, por gjithashtu trajtojmë strukturat objektive të natyrës, teknikës dhe të shoqërisë si njoftime…
Gjatë 22 muajve kam heshtur për dy arsye:
1-Vatra ka një shoqëri brilante që siç thotë populli, “po t’a kërkosh më këmbë kali zor se e gjen dot.” Si e tillë , e kemi ruajtur me fanatizëm dhe problemet e vockla të qëndrojnë brenda saj , kjo dhe sipas rregullave të Kushtetutës. Por ja që, prej 13 vitesh që unë jam anëtarë i saj, shoh përreth ca militantë mëkatarë që kërkojnë t’a kthejnë dhe trajtojnë Vatrën si pronë të tyre.
Nostalgjikët e përmendin dhe sot, “ Pasha atë kohë !!”. Për atë kohë , kur vatranët numëroheshin me gishta, intelektuali dhe vatrani i vjetër, Genc Kortsha, thoshte: “ Vatra ka vdekur, i duhet vetëm rituali për t’a varrosur.” Ndërsa miku im, shkrimtari Naum Prifti, ish Sekretar i asaj kohe , m’u pat lutur me dhimbje (në prani të bijës Ela prifti , Editore e gjuhës angleze sot) , “Alfons , nuk kemi më Vatër ! Të lutem, ju që jeni më të rinj se ne bëni diçka që t’a shpëtojmë !” – Mik i dashur, nëse nuk ka Vatër ne do e bëjmë,- ia ktheva përgjigjen patriotit, shkrimtarit të madh, Naum Prifti, të cilit, i shkëlqyen sytë sikur t’i kisha dhënë një botë.
2-Kam pritur që mllefi kuturu të dekantojë mërzinë e momentit për të fituar arsyeja. Por, jo! Arsyeja ka ikur larg, ka humbur në shkurret e pandërgjegjes, në labirinthe padritë, në ligësinë e lindur. Mirditorët, kanë përdorur një quote brilante, që e përdori dhe miku im, At’ Zef Pllumi , “ Ma mire djepin bosh se dreqin mren.”
-Shkeljet!
Mendoj se, kur egoja dhe forca e zakonit zgjohet nga gjumi, çorganizimi epileptik krijon baltë dhe në mermerin e monumentit më brilant…
Kjo është dhe arsyeja që unë dëshëroj të sqaroj anëtarët e Vatrës , miqtë e mi, publikun, median e ndershme, rreth pyetjes, “Çfarë po ndodh në Vatër?’ Këtë pyetje e bëjnë miq e patriotët, por dhe ligaçë që e duan Vatrën copë-copë…Në këtë ansambël, hyjnë dhe ca pseudo-gazetarë mjeranë që mundohen të bëjnë akrobacira për një kothere bukë apo ndonjë dollarë të nisur me Zell, mbase dhe me numër llogarie bankare nga Amerika.…
-Sot më duhet të vë në dukje shkeljet që të “dashurit” e mi kanë bërë ndërsa mundohen të shfajësohen me lot prej shelgu duke akuzuar kështjellën e Vatrës dhe udhëheqësit e saj :
1-Ish-anëtarët, kanë vite që nuk ndjekin rregullat elemetare si anëtarë dhe zyrtarë të Vatrës!!
2-Ish-Sekretarja nuk ka mbajtur asnjëherë protokoll të rregullt .
3- Ish-Sekretarja, kohët e fundit nuk ka zbatuar asnjë vendim të Kryesisë dhe Kryetarit!…
4- Ish-zyrtarët e Vatrës “kanë shkelur rëndë rregullat e Kanunores , duke u bërë palë me të përjashtuarit, të cilët kanë dalë hapur kundër vendimeve të Degëve dhe Kryesisë, duke shkelur ligjet e Vatrës në mënyrë të përsëritur.
5- Ish-zyrtarët janë bërë peng i inçizimeve të paligjëshme.Akoma nuk mund t’a kapërdij këtë ligësi, që shqiptari të arrijë të inçizojë shokun, vëllaun, motrën dhe aq më tepër duke i prerë dhe montuar, bash si sigurimi i shtetit komunist.
Inçizuesve ilegjitim u duhet vetëm një denoncim të shkojnë direkt në burg. “Pengëmarrësit” i kanë përdorur keq pengjet, por natyrisht, ka pasur dhe ADN të përbashkët me dëshira meskine të orkestruar nga ndonjë mjeran nga Tirana. Fallsifikatorët e videove, vjedhësit e Logos Vatrës dhe emrit “Dielli” janë munduar (me polumbarë) për të minosur urën e Vatrës, midis kombit shqiptar dhe Amerikës. Ish-Sekretarja ka anatemuar dhe kërcënuar deri aty sa shprehet: “Do shikoni se çfarë do u punoj unë atyre!” Ndërsa ne i përgjigjemi, – Ligji është ia që vë në binarë shkelësit e Kushtetutës së Vatrës!
6-Në kundërshtim me normat zyrtare, kanë përvetësuar dokumentacionin dhjetëra vjeçarë, duke bërë një akt të shëmtuar në historinë e Vatrës që dënohet me ligj!
7- Si Donkishotë janë përpjekur për të bërë struktura paralele (pa pasur asnjë përkrahje nga pjesa dërmuese e Vatranës ), dhe përpiqen për të nxjerrë jashtë loje Kryetarin, Kryesinë , Këshillin dhe Degët e Vatrës në Amerikë e Kanada.
8-I është bërë presion kryetarëve të Degëve të reja që në Kryesi, ka gogola, lubi e katallana…
9-Ish-Sekretarja, dhe pas lirimt të saj nga detyra, vazhdon të mbajë peng dokumentacionin dhe vulën. Të jetë kjo lajthitje apo plan ?! Këtë e zgjidh shteti .
Sa për kujtesë anëtarëve dhe për dije publikut, për rolin e Sekretares, Kanunorja thotë:
Neni 62 . Sekretari/ja e Federatës është zyrtar i lartë i Vatrës, mban dokumentacionin e qendrës, korrespondecën me degët, me anëtarësinë dhe personat e jashtëm , paraqet vendimet e strukturave në Gazetën Dielli dhe Dielli online për botim.
Neni 63. Sekretari/ja mban rekordet e mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës, mban arkivat, kyçet e zyrave dhe arkës së Federatës. Bën kujdes që strukturat e Federatës të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe anëtarësinë me shenjat dalluese.
Siç shihet , asnjë nga dy nenet e mësipërme nuk thotë, dokumentacioni të mbahet në shtëpi ose të përvetësohet!
-Pse u formua Neni 41 i “Kryetari i Nderit”?
Në Kanunoren e Re, krijuam Nen-in 41 ( propozuar nga unë) apostafat për të kënaqur mikun tim, Agim Rexha, dhe për të mbajtur gjallë marrëveshjen e Michiganit, e cila anatemohet nga disa çapaçulë që s’kanë vënë asnjë gozhdë në Vatër dhe nuk kanë mbjellur ende një filiz në bahçen e kombit. Në atë mbledhje ishin të pranishëm, Ish-Konsull i Përgjithshëm dhe Kryetari i Vatrës Dritan Mishto. Kryetari i ardhshëm Dr.Elmi Berisha. Patrioti i madh Zef Balaj, Pishtari i Demokracisë Kolec Ndoja , Editori i Diellit, patrioti Dalip Greca, Sekretarja e Vatrës , Nazo Veliu, ZV/Kryetar Agim Rexhaj dhe Alfons Grishaj. Atë ditë, e mora fjalën i pari për të shpalosur arsyen e propozimit që kish dhënë Z.Mishto: “Mendoj që z. Agim Rexha të propozohet për Kryetar Nderi , që për mua ishte një mendim ideal për të parandaluar qejfmbetjet. Në takim, u shpjegova situatën e Vatrës dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje ku të gjithë u dakorduam. Ndonjë e quajti këtë marrëveshje , prapaskenë! Por e them me bindje , marrëveshja e asaj dite e shpëtoi Vatrën. Megjithatë , Elmi Berisha, kishte punuar me elektoratin e Vatrës(sidomos me delegatët e ardhur nga New York) duke e nxjerrë paraprakisht fitues. Ai gëzonte një autoritet të fortë në New York , jo vetëm si patriot por edhe biznesmen I fuqishëm. Në takimin e NY, para se të vendosej dita e Kuvendit, patëm një bisedë të gjatë me Agimin, Dritan Mishto, Ela Prifti, Mondi Rakaj, dhe unë i propozova Agimit që të kandidonte si njeri me kontribute dhe si zv/Kryetar i gjithë atyre viteve. Agimi qe shumë i lëkundur në propozimin tim, biles, arriti deri aty sa të më thoshte: “Bëju Kryetar ti Alfons!”, propozim që ia kisha refuzuar më parë edhe Dr.Gjon Buçaj e të tjerëve dhe asnjëherë nuk kish qenë pjesë e axhendës time… Pas këmbënguljes time dhe miqve në prezencë Agimi pranoi kandidimin.
Kuvendi I Michigan 2020 ishte një leksion demokracie.
Gjatë fundit të seancës, kur po afrohej koha e votimit, sikurse në cdo Kuvend, z.Lek Mirakaj ( që nuk ishte në dijeni të takimit tonë që mendonim për dy fitues), u ngrit dhe iu drejtua Agim Rexhës, se ai nuk mund t’a bënte dot detyrën e Kryetarit dhe vota e tij do të ishte për Elmi Berishën… Salla u suprizua nga kjo ndërhyrje pavend.
Më pas, Kryetari akoma në detyrë Z.Mishto, mori fjalën dhe shpalosi propozimin e tij për të dy Kryetarët. Z.Rexha e pranoi me gëzim propozimin për Kryetar Nderi dhe delegatët e suportuan unanimisht.
Votimet e hapura shpallën pothuajse unanimisht Kryetar Elmi Berishën, me një votë kundra, oponencë e Adriatik Spahiu…i cili pas një debati konstruktiv iu bashkua dhe ai shumicës. Më pas patrioti Anton Raja, shpalosi flamurin që ia kish dhënë Kryministri Haradinaj, pikërisht për atë eveniment. Ish-Kryetari Mishto, Kryetari Nderit Rexha, i dorëzuan flamurin, Kryetarit të Ri , Elmi Berisha . Nuk mund të bëhej më bukur. Isha i gëzuar si një fëmijë. Baba Eliton, një patriot dhe pasues i denjë i filozofit Bektashjan, Baba Rexhepi, më tha , “ po të shndrit fytyra’” –Po mik i dashur, ky vend i shenjtë bëri sot një mrekulli (Teqe Bektashiane ku u zhvillua takimi) , prandaj jam i lumtur se sot , ne fituam dy Kryetarë nga Dardania Martire.
Me, 23 Janar 2020 , shkrojta tek Dielli: “ Kuvendi Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra dhe zgjedhja e zgjuar e delegatëve vatranë tregoi nivel dhe përgjegjësi ndaj Vatrës dhe Kombit. Të dy delegatët, Agim Rexha dhe Elmi Berisha treguan klas duke i dhënë një leksion “kllasës” politike në kufinjtë e Gadishullit Ilirik, se liderët e vërtetë përkulen vetëm para flamurit dhe jo karriges.”
Mendoj se, kur njeriu nuk ka logjikë dhe memorje, ai nuk ka të ardhme.
Pas fitores së dytë 26 shkurt 2022 me vota dërmuese të Dr. Elmi Berisha në NY, ndryshoi gjithçka si me magji. Dhe pse , Kryetari Berisha, dhe në mandatin e dytë i qëndroi besnik marrëveshjes që Z.Rexha të kish të drejtë vote, kur ai ishte onorifik,për Z. Rexha ndoshta kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në bazë të statuteve për rastin në fjalë, “Kryetar Nderi” është titull onorifik dhe nuk mund të jetë në ekzekutiv. Kryetar i Nderit nuk mund të bëhet palë me askënd. Le t’a shohim hapësirën e Neni 41:
Neni 41. Kryetar nderi është titull onorifik dhe i jepet një zyrtari të lartë të Federatës, që ka shërbyer për një kohë të gjatë në dobi të Vatrës, dhe në shërbim të çështjes kombëtare.
Siç shihet, z. Rexha pëdori keq klemencën e Kryetarit dhe Kryesisë. Në vend që të thërriste për mirëkuptim e paqe dhe të qëndronte në krah të Kryetarit (që e votoi dhe ai vetë në Kuvend), të kritikonte gjithësecilin që pa baza dhe për inate personale sulmonin sa njerin apo tjetrin ,Kryetarin apo anëtarët e tjerë të Kryesisë ,ai heshti dhe më pas, sipas “miqve” të tij ,u bë palë me to, arsyen vetëm ai e di. Me këto perla e të tjera e vë në dyshim dekoratën e lartë, “Nderi i Kombit” që për mua, ky titull është për ti shërbyer Kombit dhe vetëm Kombit.
– Mungesa e përgjegjësisë dhe mjegullnaja.
Në kundërshtim me nenet e Vatrës, grupi “Revolucioni” kanë dalë vazhdimisht kundra ligjeve që na lane paraardhësit tanë , Noli , Konica , Floqi etj. Po ashtu, kanë dalur dhe kundër ligjeve që i kanë bërë dhe votuar dhe vetë !! Sa për kujtesë dhe dije:
Neni 56. Kryetari në konsultë me Kryesinë krijon departamente të ndryshme apo emëron këshilltarë të tij, kur e çmon se përmirësohet aktiviteti i Federatës Vatra , kur afrohen intelektualë të shquar të fushave te ndryshme , shqiptarë apo të huaj, kur e vlerëson se ata i shërbejnë çështjes kombëtare shqiptare.
Pra , sipas nenit 56, pyetja për Drejtorin e Degëve dhe Shefin e Kabinetit, që kish bërë ish-Sekretarja në akt-akuzen e “famshme”, bie poshtë…si dhe të tjerat pas kësaj pyetje. Për kulturë dhe fakt, është ajo një nga mendimtarët dhe votueset e këtij neni që tani e ka “harruar”.
– Vethumbja e parashikuar .
Shkelja sistematike e Neni 42 – b. Pagesa e antarësisë dhe karshillëku negativ ndaj strukturave legjitime të Vatrës .
Me 9 Dhjetor (dhe pse ishte komunikuar në Dielli online që nuk ka takim në Vatër ), para Selisë Vatrës, dolën 15 apo 20 persona (dhe pse e kishin propoganduar për qindra vetë duke ftuar median ) që vetëm dy apo tre persona kishin lidhje me ish-Degen“Manhattan” e cila ka dy vjet që drejtuesit e saj atakojnë pa baza Qendrën. Në retrospective , degë që nuk kish paguar detyrimet e anëtarësisë dhe para Kuvendit 2020, ku unë me patëdrejtë debatova me mikun tim Besim Malota (të cilit i kërkoj ndjesë), për t’a pranuar Degën e “Manhatan” në Kuvend, për t’i dhënë dhe një shans tjetër. Sqaroj se dega Manhatan, u përjashtua nga Komisioni i pregaditjes së Kuvendit 2022 , me një votë kundra, votë kjo e Av.Bashkim Musabelliu.
“Adrenalistët”, e frynin këtë degë të quajtur “Dega Manhattan” ( ku asnjë prej tyre nuk banon aty, por që kishte ca djem të mirë si Eduard Aranitisi e ndonjë tjetër), u sfumua para vatranëve dhe publikut me, 9 Dhjetor 2023, së bashku me fryrësit e tullumbaces, duke vënë në pikëpyetje të madhe ekzistencen e Degës, ngaqë gjithnjë pretendimi i drejtuesve bëhëj me zë të lartë, “Kemi “80 anëtarë!…Sikur të ish ai numër, plus familjarët e tyre do mbushej rruga para Selisë Vatrës. Po ja që, ‘Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra”- thotë populli.
Më poshtë le të shohim hapësirën që lë Kanunorja në raste të tilla:
Neni 42- c . Pranimi i programit dhe zhvillimi i veprimtarisë degës në frymën e Kanunores dhe udhëzimeve të kryesisë .
Neni . 43 . Degët duhet të jenë plotësisht të bindura ndaj Kryesisë dhe vendimeve të saj . Degët kanë të drejtë të kundërshtojnë Kryesinë ose Kryetarin në Këshillin e Vatrës ose në Kuvend me anë të delegatëve të tyre dhe në asnjë mënyrë tjetër.
Neni 49 . Kur një degë e Vatrës shkel Kanunoren , nuk i bindet vendimeve te Kuvendit , të Këshillit të Vatrës dhe vendimeve të Kryesisë , e detyron këtë të fundit të fillojë proçedurën e përjashtimit të degës . Kryesia e Federatës pasi bën verifikimet e nevojshme , i bën thirrje kryesisë së degës të bëjë korigjimet sipas natyrës së shkeljes për një afat njëmujor. Në rast se dega nuk përgjigjet pozitivisht, atëherë Kryesia e Federatës i propozon Këshillit të Vatrës , përjashtimin e degës nga lista e Federatës Vatra . Kryesia paraqet me shkrim shkaqet që e kanë çuar degën në një masë të tillë administrative. Dega konsiderohet e përjashtuar kur vendos 2/3 e Këshillit të Vatrës.
Neni 50. Vendimi i Këshillit të Vatrës mund të ankimohet në Kuvendin e ardhshëm. Vendimi i Këshillit ka fuqi të plotë deri në Kuvend, ku kërkesa mund të shqyrtohet përsëri dhe vendimi i Kuvendit ështe përfundimtar.
Këto janë nenet e Kanunores , që të gjithë punuam sëbashku ndër vite… me në krye, Juristët Bashkim Musabelliu, Kujtim Porja dhe Mehmet Kadria . Ky i fundit , një vlerë kombëtare në vete.
Sa për kujtesë! Nenet e vjetra të Kanunores (1912-1926), për përjashtimet: Nyje 12. Komisioni organizon Degët, i pranon në Federatë, ose i heq nga lista e Federatës në qoftë se nuk i binden Kanunores dhe rregullores se VATRA ose porosive të Kuvendit ose vendimeve të Komisionit (Kryesisë).
-Nyje 9. Një njeri sado të jetë i ndershëm, në qoftë se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë , të grindet e të shajë zyrtarët e Federatës dhe me sjelljen dhe fjalën e tij të ftohtë e të largojë njerëzit nga Vatra dhe t’a kllase shoqërinë në harxhe duke shumëzuar dhe duke zgjatur mbledhjet , një njeri i këtillë nuk pranohet si anëtar; ose në qoftë se u pranua do të SHUHET NGA LISTA E ANETAREVE.
Ndërsa Nyje 52 . Çdo Dege duhet ti bindet Qendrës gjer në Kuvendin e ardhshëm . Një degë s’ka të drejtë të kritikojë ose të frikësoje në mes te motit Kryetarin ose Komisionin me artikuj , mbledhje , rezoluta ose qarkore.
Kanunorja e ripunuar , NY – 06 /06 2014 nga Bashkim Musabelliu , Skënder Murtezani, Adrian Neritani, Nazo Veliu , Dalip Greca, Kris Kirka e Zef Bala. Neni 5, gërma-e. është pothuajse (biles më duarlidhëse) e njëjtë si Nyje 9.
Le ta shohim Neni 5 – germa – (e) :
Neni 5 –germa- e . Një person sado i ndershëm të jetë,në qoftës se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë , të grindet e të ofendojë zyrtarët e Federatës, dhe me sjelljen dhe fjalën e tij të bëjë thirrje të largojë njerëzit nga VATRA duke krijuar përçarje dhe humbje kohe , duke zgjatur dhe shtyrë mbledhjet, apo polemizon publikisht, bën sulme personale me fjalë , me shkrime në gazeta, ose rrjete sociale, nuk pranohet si anëtar ; nëse është pranuar do të hiqet nga lista e anëtarëve të Vatrës.
Neni 8. b. ( që keni bërë vetë Ju) Kryesia e Vatrës emëron dhe pushon nga puna të punësuarit dhe të deleguarit prej saj, si dhe bashkëpunëtorët, veprimtarët me ose papagesë. Pra drafti juaj 2014.
Siç shihet, Kanunorja ka lëvizur gjithë këto vite, ata që nuk e dinë le ta mësojnë sot. E keqja është se njerëzit e ardhur nuk e dinë historinë e ndryshimeve progresiste të Vatrës , ndërsa njerëzit që kanë ardhur prej kohësh në Vatër, kërkojnë të vendosin mizantropinë dhe injorancën e tyre në vend të neneve të Kanunores . Kërkojnë të bëhen ligj dhe historia vetë !
Qoftëse, “protestuesit” prej ca vetash e duan Kanunoren 1912 -1926- dhe draftin 2014 me gjithë shpirt do e propozoja t’a rikthenin në Kuvend për aprovim, sepse personat që sollën këtë zallamahi prej 20 muajsh do ishin harruar prej kohe. Unë, si kërkuesi i zbutjes Nyje 9. u kërkoj ndjesë (në atë botë) krijuesve të Kanunores, se ata e paskan njohur më mirë se unë psikologjinë primitive që militon në mesin e shqiptarve , kur vendosën Nyje 9. Që shprehet njeriu që sjell probleme, “ SHUHET NGA LISTA E ANETAREVE.”
O bobooo sa fjalë e ashpër , por e drejtë!
1-Për sa i përket moralit shpirtëror demokratik të Vatrës që predikojnë të lartpërmendurit…është fallsiteti më i dobët që kam hasur ndonjëherë. Le të shohim si më poshtë vijon:
a)- Gjatë mandatit 2012-2017, Kryetar Gjon Bucaj- me nën/Kryetarë Agim Rexha , Asllan Bushati, Sekretare Nazo Veliu, janë përjashtuar tri Degë: “Westchester Chapter”, “Washington DC”, “New Burg”…U përjashtua gazetari B.S, duke u sharë me libër shtëpie.…Larguan në heshtje A.M , që gjoja kish “vjedhur” një libër relike të Vatrës, që kish dërguar në Biblioteken Kombëtare pa lejen e lidershipit etj…
b )-Janë shpërdoruar me mijëra dollarë gjoja për një dokumentar që kish paguar “Fondacioni Vatra INC”, që deri më sot askush nuk e pa . Sipas “informacionit” po të drejtuesve (paçin rahmet) u vodhën mijëra dollarë dhe për këtë u bë theror një djalë fort i mirë me emrin, D.B. që nuk kishte të bënte fare me ato para …
Ky sqarim dhe në përgjigje të PLAKUT MERE, të cilit i kanë humbur tespiet larg. Patrioti Marjan Cubi, s’ka pasur kurrë lidhje me këto maskarallëqe që e njollosën Vatrën e shenjtë . Marjani ka dhënë me mijëra dollarë për Vatrën. Ai, e shoqja dhe i biri , Ilir Cubi, kanë kontribuar dhe kontribojnë me shpirt për Kishën , Vatrën dhe Kombin.
c)- U vodhën libra me vlerë, dokumentacione, korespondenca (që dikush bëri dhe një libër paçavure që nuk i vlejti të gjallëve as të vdekurve) , regjistra që përfunduan nëpër biblioteka personale kundër rregullave civilizuese dhe ligjore . Pra sikur të planifikohej kjo katrahurë nuk do bëhej më keq. Fundi i këtyre ngjarjeve negative erdhi nga Patrioti Marjan Cubi dhe më pas nga Kryetari Mishto.
Sa për Fondacionin Vatra Inc , që nuk arritëm ta merrnim nën kontroll pas ardhjes së Mishtos si Kryetar. E kuptoj që aksesin e kontrollin e këtij Fondacioni e kishin Kryetari Bucaj dhe Dr Kaliqi, por Ju si drejtues të Vatrës asnjëherë nuk e ngritët zërin e nuk kërkuat llogari e sot më bëni edhe rolin e të paditurit,aq më keq për JU.
– Mandati i përfolur 4 Vjeçar
Në një mbledhje zoom e pyeta ish-Sekretaren, – Nazo a ka kaluar mandati 4 vjeçar se dua të mbroj fytyrën time ? Ajo kërcej duke thënë, “ Dhe unë dua të ruaj fytyren time posi ka kaluar !” Dhe zonja u betua e stërbetua Mbledhja në fjalë është e regjistruar. Më pas, u kërkova Lekë Mirakës dhe Mark Mërnaçës që ta shikonin videon dhe për mua. Ata e kishin parë me sytë e urrejtjes dhe jo logjikës juridike, fotografike dhe inçizimin që rezultojnë si dokumenta autentike.…
Vota 17+ 1 vota e zonjës nderuar Marini që kish votuar pro që zanatçinjtë e vendosën kundra bëjnë 18 . Vota e Prof. Thanas Gjika që i kështë thënë Kryetarit Komisionit z. Besim Malota që t’a pëdorte në favor të shumicës bëjnë 19 vota, por Besimi nuk e përdori kurrë.… Një votë abstenim e Degës Hartford. Pra, me 8 vota kundra, pa hequr (1) votën e paligjëshme që dikush nga salla votoi në emër të Asllan Bushatit, kur ai ishte delegat, por gjatë votimit nuk ish aty dhe kjo sipas ligjeve të votimit ndërkombëtar quhet, nul! Pra 7 vota kundrejt 19 votave pro. Pa futur interpretimin e gabuar të ligjit që e bëri dikush me 2/3 , kur amendamente të tilla votohen me 50+1 . Kryesia nuk kish të drejtë vote , prandaj Elmi Berisha, unë etj, nuk u përziem dhe pse e shikuam dashakeqësinë e prapaskenistëve që e qitën kokën më vonë…pasi u ndanë karriget. Siç shihet pretendimi për mos kalimin e 4 vjeçarit, mbetet lojë vocërrakësh !! Për një moment le t’i fshijmë të gjitha …
Për kulturë juridike dhe historike : Gjykatat, historianët marrin si provë të pakontenstueshme videon dhe fjalën e zv/Kryetarit Kuvendit, Bashkim Musabelliu ( që sikur të mos ish ai , historia do gajasej duke parë mungesën e profesionalizmit të drejtuesve), i cili pyeti të pranishmit: “ A dëshëroni t’a përsërisim votimin dhe njëherë ?” Askush nuk u përgjigj, por brohoritën dhe duartrokitën, duke nënkuptuar që Kuvendi mbaroi në favor të ndryshimit të amendamenteve përfshi dhe 4 vjeçarin , numër ky , që u sit si model i vendit ku jetojmë. Për më tepër, marrim firmosjen e Proçesverbalit nga Ervin Dine, në rolin e Kryetarit të Kuvendit (që dikush po mundohet t’a zhdukë , por pasoja ka me qënë aspak komode) nuk lë më asnjë ekuivok.
Për ilustrim, sjell për anëtarët dhe të interesuarit, Neni 27 .
Neni 27.Në përfundim të punimeve te Kuvendit, drejtuesit e Kuvendit hartojnë dhe firmosin proçes-verbalin përfundimtar dhe ia dorëzojnë sekretares/it të Vatrës, e/i cili/a e administron në Selinë Qendrore. Sekretari/a e paraqet proces-verbalin përfundimtar në mbledhjen e parë të Kryesisë, i cili i jep fund diskutimeve për Kuvendin.
– Post mortum për “ëndërrimtarët” egoistë.
Me 2 Mars 2022, “vëllau i vogël”, shkrojti për Kuvendin e Vatrës, një “ndjesi të prekshme” që titullohej : “Kuvendi i Vatrës , traditë dhe ndryshim” . Ai shkrojti me superlativa si një Kuvend i shkëlqyer . Por unë dua të citoj vetëm fjalët për rizgjedhjen e Kryetarit Berisha (të cilin e bëri tabelë qitje më vonë) që e miklon: “Delegatët folën me votë duke i dhënë dhe njëherë birit të Kosovës, Elmi Berisha, të drejtën t’i prirë Federatës Vatra, kësaj perandorie në mërgim , sikur e quan një vatran në Michigan.” Ai Shkrojti si për një diell që rilind, dhe nuk shkrojti ato broçkulla që shkarraviti më vonë. Të tjerët uruan njëri-tjetrin dhe në darkën që u shtrua pas punimeve të Kuvendit me great sukses! Ti shikonit besprerët e sotëm si këndonin e hanin !! Do u vinte neveri për pronocimet e tyre të sotme. Disa nga të pranishmit prisnin pozitat onorifike pa pagesë, që mallkuar qofshin! Pasi u zgjodhën pozicionet, “vëllau” u bë lidershipi i shpifjeve, dy apo tre të tjerë, lastiqe rruageçërish. Kur e pyeten “vëllaun” “përse e bën këtë?” Ai u përgjigj , “Nuk më bënë Kryetar Këshilli.” O Zot ! Çfarë ndërgjegje është kjo e di vetëm Perëndia !
Pra , në momentin që u ndanë karriget bosh, “Dikushi” u bë askushi , duke karrocuar ca njerëz të çuditshëm, të cilët , jo vetëm nuk i duhen Vatrës, por as shoqërisë. Dalëngadalë u bënë dy apo tre “çudibërës” dhe dy apo tre të gënjyer, të cilët u udhëhoqën nga Eftibida që i telefononte ditë e natë herë njërin, herë tjetrin. Masa e shëndoshë e Vatrës mbeti 95% . Njerëzit e përkushtuar në vite qëndruan të pacënuar. Pra, vatranët e vërtetë dhe të zgjuar nuk ranë asnjëherë viktimë. Mbase ndonjëri që nuk kish qenë në Kuvend u gënjye nga “buletini i përditshëm i emailave ” që villnin vrer , duke sharë dhe shpifur. Ca “intiligjentë/e”u shpupurishën si rosat kur dalin nga uji duke shpirë krahët në vendnumëro! Shkuan deri aty sa t’a akuzonin Kryesinë: “Pastrim parash!”, “Tradhëti kombëtare!”, “Fallsitet!”, “Vjellje!” etj. Duhet të jesh pleh ose qelibar të bësh këto lloj akuzash në Amerikë, sepse duhet t’i bazosh, ose paguan qimet e kokës ose shkon në burg për akuza të pabaza…
Dhe për këto shpifje , normalisht, ne gjetëm Gjykatën Amerikane për të “play fare”, kur të tjerët patën deklarur se kanë me “play dirty”. Sigurisht ne do ballafaqohemi me faktet dhe kush të jetë gabim le t’a paguajë ! Këtij procesi do i shkohet deri në fund që shpifarakët, grabitësit e dokumentacionit, manipuluesit e videove të montuara, inçizimet e paligjëshme, vjedhjësit e emrit Dielli dhe logos Vatrës , të dënohen sipas ligjit amerikan. Një shpjegim i thjeshtë për lexuesin që nuk jeton në Amerikë, për ca rregulla civilizuese që duken si të çuditëshme, por që bëjnë kuptim preventues jetik në jetën Amerikane.Nëse sillesh rreth shtëpisë së ndonjërit…dhe ndalesh përpara saj duke e shikuar dy apo tri herë, menjëherë të thërrasin policinë dhe të kërkojnë shpjegim. Nëse i shkruan dikujt diçka të papëlqyeshme dhe ai/ajo të thotë, stop! Ndërsa ti vazhdon përsëri, të padisin në gjykatë për harassment. Nëse ofendon me pa të drejtë dikë dy apo tri herë, ai/ajo të dërgon menjëherë në Gjykatë. Kjo e fundit vendos rëndësinë e rrezikut, dhe vendos për gjobën ose burgun. Sikur të shpifesh dhe të ofendosh një person/ për 22 muaj, çfarë ndodh?!
Në Amerikë, shpifja, bullizmi dhe denigrimi tjetrit dënohet me ligj, ndërsa në Shqipëri, me vetëgjygjësi. Për në rastin në fjalë do i referohem, Sadiut , kur shprehet : “ Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve.”
Ne jemi treguar supër të shenjtë me mëkatarë të tillë që nuk njohin kod moral, civil e ligjor. Le t’a shohin fajtorët (qofshim dhe ne) që tu bëhët mësim të gjithëve që loja e pistë ka çekanin e artë. Pas kësaj paqja do mbretërojë në Vatër dhe askush nuk do guxojë më të fyejë, t’i shpifet tjetrit ,t’i bëjë telefonata e presione zonjave të nderuara që rishtas aderuan në Vatër për të kontribuar për atdhe. Të anatemojnë priftërinj në rolin e Kardinalëve etj e tjerë…
Pasi të vijë fundi kësaj tragjikomedie, uroj që në Vatër të kthehet respekti reciprok, arsyeja e shumicës, dashuria për njeri-tjetrin… and Law and Order.
– Pyetje të thjeshta dhe ilustrime :
1-Përse bëni ato që nuk patët dëshirë ku ua bëri “Komisioni 5 Tetori”
2-Gjatë mandateve tuaja në Vatër u shpërdoruan mijëra dollarë (Vatra Foundation, Inch) Përse nuk e thatë asnjë fjalë, kurse tani e keni gojën shpatë, ndërsa shumë shpenzime të Vatrës mbulohen nga xhepat tanë ?
Sa pë kujtesë tuaj që përmendni mikun tim, Dalip Greca ( i cili ua mbuloi paaftësitë tuaja në vite), në Editorialin 2/July , 2020., pasi bombardon përçarësit e Vatrës , shkruan : “Po kush e cënon sot frymën Vatrane dhe kush po përçan Vatrën? Eshtë një grupim fare i vogël që me deklarata e komunikata të pamatura, dhe së fundi me një aventurë të rrezikshme për Federatën , krijimin e degës, ka kaluar në ekstrem, pa i llogaritur dëmet që po bën me ndërgjegje Vatrës. Nuk dua të besoj se pas kësaj aventure fshihen interest që kanë të bëjnë me VATRA FOUNDATION INC..,Presidenti i të cilit, ka kohë që në mënyrë arbitrare ka shpallë pavarësinë nga Vatra dhe prej vitesh nuk pranon të informojë strukturat e Vatrës për veprimtarinë financiare. Përveç presidentit Kaliqi, kush ka interes të mbajë larg Vatrës këtë fondacion. Çfarë veprimtarie ka kryer ai ? Pa zgjidhur këtë enigma nuk mund të kuptohen motivet e vërteta të aktiviteteve të përçarjes së vatrës me vatër paralele.
Siç shihet , Dalipi akozon indirekt shpërdorimet e mëdha …
3- Ku shkuan korrespondenca dhe dokumentacioni i shumë viteve të Vatrës?
4 – A keni familje? Nëse keni familje si do ta ndjenit veten ju dhe familja juaj që t’u shpifen, fyejnë, sulmojnë në të gjitha format e panjerëzishme amorale, dhe ndonjë “shok apo shoqe” t’u tradhëtojë, duke u bërë palë më të keqen ashtu siç u bêtë JU ?!
5- Përse mbroni gënjeshtrën dhe e shpërndani atë në media si perlë të vërtetës, shtyni të tjerët me telefona duke e bërë përrallë kudo Institucionin më të rëndësishëm të diasporës. Kujt i shërben kjo strategji, demokracisë shtirë, kundërshtarëve të Vatrës apo tradhëtisë kombëtare ?
Përsëri duke ju referuar të ndjerit Dalip ., December 3,2020, ai shkruan sëri: “Të sulmosh Vatrën është njësoj si të sulmosh foltoret e shenjta! Çfarë Ideal Kombëtar e motivon këtë grupim të pakënaqurish, që po e sulmojnë pa mëshirë Federaten? A nuk ndjejnë dhimbje nga plagët që mundohen t’i shkaktojnë ?…Dhimbje…”
6- Çfarë është Vatra për ju, çadër për të fshehur të metat hoby, gjëagjëzë, ndërmarrje private apo institucion kombëtar ?
7- Nëse Vatra është “ndërmarrje private” dhe ju doni share , kush nga të parët tuaj ka qënë themelues në librin e regjistrimit (tapisë) Massachusetts?
8- Pa genjeshtra! Kur keni ardhur në Amerikë dhe kur keni filluar të paguani anëtarësinë në Vatër ? Gjatë kësaj kohe sa është kontributi juaj në rritjen dhe përparimin e Vatrës p.sh. sa degë keni themeluar, sa anëtarë keni sjellur … apo … sa ka qenë vlera monetare që keni ndihmuar Vatrën ?
9- Çfarë pengese sjellin në Vatër Doktorët e shkencave të letersisë, historisë , gazetarisë , jurisprundencës , shkrimëtarë e poetë etj? Mos vallë shkollimi dhe aftësia e tyre profesionale bëhet hije mëngjezi që dekomforton injorancën në raport me dijen?
10-Përse anatemoni Editorin e Diellit? A është ai njeri anakronik, i pabesueshëm, apo e sulmoni si një profesionist që i ka zët paaftësitë dhe që nuk betohet: Parti –Enver jemi gati kurdoherë ?!
11- Kujt i shërben pyetja : “ Çfarë duan Kosovarët dhe veriorët në Vatër? ” Pyetje e bërë nga Nazo Veliu, Sekretarit të Vatrës, Dr. Pashko Camaj, në prani të Mark Mërrnaçaj . Zonjën në fjalë e kemi nderuar shumë më tepër se e ka merituar.
12- Si mund të ngrihet një strukturë paralele me 6-7 vetë për të rrëzuar 2-apo 3 mijë anëtarë tjerë të udhëhequr nga vota e lirë me struktura të ligjëshme, që mbështetet fuqishëm në Kushtetutën e Vatrës ?
13 – Përse anatemohen heronjtë e Dardanisë, të cilët kanë vizituar Vatrën, si, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, me epitetet, tradhëtarë, hajdutë etj. Kush është prapa këtyre akuzave të padenja, këlyshet e Vuçiq- Milosheviçit ?! Mendoj që qeveria Kosovës, shpifësit duhet t’i ndalojë për një intervistë serioze.
Dhe pyetja e fundit : Përse votuat t’i mbyllnit derën Vatranëve më të vjetër në Amerikë, Dr. Gjon Buçaj , Sejdi Hyseni, Vëllezërve Bytyçi etj…përse? Tani kërkoni me hipokrizinë dhe papërgjegjshmërinë tuaj të gënjeni opinionin që dera e Vatrës nuk është mbyllur kurrë, kur qe shpikja juaj!Mos vallë nuk keni memorje apo më keq , përdorni thënien : “ Mos bëj çfarë bëj unë, por bëj atë çfarë them unë”? Kjo kuotë ka vdekur së bashku me propagandën e rrugës.
-Pasiguria dhe frika-.
Gjykata nuk është lojë, por autoritet ligjor i pakompromentueshëm. Ata mundohen t’i japni zemër njëri-tjetrit duke gënjyer veten me ca paraqitje fallso para derës Vatrës, për të sensibilizuar gënjeshtrën që përditë merr formën e një ajzbergu që nuk mund t’a mbulosh më me sh.
Në fjalimin e 28 Nëndorit 2023, Kryetari i Vatrës Dr. Berisha, e tha fjalën e vet për arritjet e këtyre viteve që pa frikë , do i quaja arritjet më të mëdha në 70 vitet e fundit. Mos kjo ka bërë xhelozë/e vëllezërit dhe motrat tona që merita më e madhe e tyre është vendnumëro ?! Mbase këta kanë harruar se janë pjesë e proçeseve dhe pse janë munduar të na fusin shkopinj në rrota dhe kanë qëndruar në hije. Pa ngarkesa emocionale, asnjëherë nuk i kemi ndarë nga vetja !
Prof. Thanas Gjika u shkrojti ca fjalë të zgjuara dhe të urta. Nuk e di sa përshtypje mund t’u kenë bërë fjalët e Prof. Gjikës. Fjalë që kumbojnë bash për njerëzit që kanë humbur qiriun e Hygo ?
Nuk do mërzis lexuesin për të shtjelluar tjera Nene (Nyje), fakte dhe shpifje që zbulojnë meskinitetin, injorancën dhe dashakeqësinë e këtij grupimi, që ne i kemi quajtur “vëllezër” apo miq, të cilët janë zbuluar dhe nga inicizimet që i kanë bërë njeri-tjetrit , duke treguar sa njerëz të vegjël dhe të pështirë janë.
Kam konstatuar se, Injoranti me diplomë që pretendon në edukimin e vet, është si baticë fekalesh që kur del jashtë shtratit në shehër , qelb dynjanë.
Dhe pse 95% e shqiptarëve që janë diplomuar në Shqipëri, kur zhvendosen në botën perëndimore nuk ushtrojnë dot profesionin e tyre për arye të ndryshme: mosha, koha, testet e kërkuara, ngarkesa etj. Pra, bëjnë punëra të ndryshme për të mbajtur familjet se ka nga këta shumë hallexhinjë. E keqja është se të shkolluarve keq, gjysmakë, u del koha të merren me kalorësit që i varën këmbët dhe pse kalorësit kanë studiuar dhe diplomuar në Amerikë, jo në një Universitet, por në dy apo tre universitete , si në rastin , Dr. Elmi Berisha.
Edukimi i Dr. Elmi Berisha:
-Ashworth College, Associate of Science in Criminal Justice;
-Henry C. Lee Institute of Forensic Science;
-Madison University, Bachelor of Sience of Management;
The University of Library Studies and Information Technologies (ULSIT), Sofia, Bulgaria, PhD, National Security Science (Scientific co-advisor Prof. David Phillips Columbia University);
Eksperienca e kryetarit Dr. Elmi Berisha është tejet e begatshme:
The Office of President Ibrahim Rugova 2000 – 2006, Senior Advisor & Special Representative;
Advisor and special representative to USA from President of Kosova
Ibrahim Rugova 2000 – 2006;
Berisha Brothers Development & Investments Group, USA & International 1993 – present;
Real Estate Developer & International Investment Expert Ember Clear, Inc, USA & Europe 2010 – present;
Future Fuels, Inc, USA & Europe, Managing Director of Europe,
2007 – 2010;
The Office of US Senator Bob Dole 2000 – 2006, Senior Consultant & Chief Collaborator, Balkans Region;
President of the Albanian Diaspora Business Network for USA 2016 – present;
President of Pan Albanian Federation “VATRA”, New York, USA 2020 – present;
Visiting professor at the University of Business and Technology, Pristina – present;
Visiting professor at the University of Library Studies and Information Technologies, Sofia – present;
Visiting professor at the Northern Illinoi University, Chicago, USA – present;
Doctor Honoris Causa of University “LUARASI”, Tirana, Albania 2020
Senior Adviser for Balkan Issues to the Director of the Program on Peacebuilding and Human Rights at Columbia University 2023 – present;
Dr. Elmi Berisha ishte këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Qysh në vitin 2000, Presidenti Rugova e kishte emëruar këshilltar dhe përfaqësues special për zyrën e Senatorit Bob Dole dhe SHBA, duke qenë i emëruari i parë zyrtar nga Zyra e Presidentit të Kosovës në SHBA.
Dr. Elmi Berisha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe kohore në qarqet politike, diplomatike dhe mediale për ta ndihmuar pozitën e Kosovës në Uashington. Nga gjithë ata veprimtarë dhe atdhetarë, vallë përse Presidenti Rugova e zgjodhi Dr. Elmi Berishën?! Pse nuk emëroi dikë tjetër?! Kjo është përgjigja më e duhur për shpifësit dhe korin e çakorduar të miopëve që nuk kanë autoritet as te familjet e tyre.
Dr. Elmi Berisha si nxënës i devotshëm i Presidentit Rugova dhe Ambasadorit Menzis, ka qasje institucionale, është i matur dhe nuk merret me thashetheme. Puna dhe vizioni i tij janë në funksion të avansimit të komunitetit shqiptar në SHBA, mbështetjen dhe afirmimin e çështjes kombëtare në të gjitha sferat në SHBA, forcimin e lidhjeve me Uashingtonin Zyrtar dhe trekëndëshit Uashington – Bruksel – Vatikan të cilat po i realizon me sukses të plotë.
Avokati më i mirë i një personaliteti janë puna dhe veprat e tij. Këto janë gjurmë të përjetshme në histori , të tjerat i merr era , siç thotë një fjalë e urtë popullore.
Me rastin e Dekorimeve në themelimin e 110 vjetorit të Vatrës, nga Presidenti Meta. Prof. Philips kish ardhur me të bijën për të nderuar Dr. Elmi Berishën. Askush nuk mund të harrojë fjalimin e Prof. Philips, çfarë tha për Dr. Elmi Berishën, fjalë që vulosin personalitetin e tij të padiskutueshëm .
-Epilog.
Kuvendi është shkalla më e lartë e legjimitetit të Vatrës, që zgjedh me votë Kryetarin, i cili në rastin në fjalë u kurorëzua me vota absolute dhe jo me votë 50+1. Presioni dhe kërkesa për kaos dhe rrëzimin e strukturave të Institucionit të Vatrës janë ilegjitime, ngaqë kompetencën për të rrëzuar Kryetarin, në bazë të Nenit 55., e ka vetëm Kuvendi. Dhe sipas Nenit10.- gërma-d.-Drafti 2014., dhe Kanunores 1926, Nyje 20, nuk lënë asnjë hapësirë shkarkimi, këtë të drejtë e ka vetëm Kuvendi i Vatrës!! Siç shihet, ish-miqtë e mi, plus eminenca gri e Tiranës, që ka kohë që gjuan gurin e fsheh dorën, do presin rinkarnimin e nallave të arrijnë zëvendësimin e këpucëve të rënda që nuk mund t’i mbushësh kurrë me këmbë liliputësh. Mendoj se, triku i ndërgjegjes së pakontrolluar është gjëja më e lexueshme e njeriut , për arsye se, ka vetëm një “trofe”: humbje!
Të më falin të interesuarit dhe lexuesit se u stërzgjata jashtë natyrës time të shkruarit. Por, është e pamundur që i interesuari dhe lexuesi të kuptojë 22 muaj shpifje anakronikësh pa një shpjegim të detajuar…
Për njerëz të tillë, Sadiu shkrojti : Ti mund të rrish mënjanë punë plot,
Por botës gojën kurrë s’ia zë dot .
Për dije, Vatra është mbi partitë sepse merret me politikë kombëtare dhe përkrah të gjitha problemet e ngritura konform ligjeve të Departamentit të Shtetit. Vatra mbetet fole e gjithë shqiptarëve kudo në planet. Respekton çdo parti si, PD, AAK, LDK , BK, PR, PDK, PLL etj. Respekton dhe bashkëpunon me çdo grupim patriot shqiptar në botë, të cilët e duan atdheun e vet. Bashkëpunon me strukturat e zgjedhura të Qeverisë Kosovës dhe asaj Shqiptare. Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Shtetit dhe strukturat qeverisë të shtetit Amerikan deri tek Presidenti i Amerikës.
Denoncon ashpër shkeljet e rregullave demokratike dhe pazaret në dëm të atdheut dhe kufinjëve të saj.
Vatra në gjirin e saj ka poetë, profesorë, doktorë, ushtarakë, gazetarë, magistra, avokatë, shkrimtarë, inxhinierë, builders, piktorë , biznesmenë, punëtorë etj që i bashkon patriotizmi dhe dashuria për komb. Vatra sot është bërë si Qeveri e Diasporës në mërgim. Prandaj dhe gurët ndaj saj janë bërë më të mëdhenj se kurrë, por dhe ne jemi më të vendosur se më parë të kemi kujdes arritjet tona. Të njëjtën kohë, u them miqve të gënjyer, Vatra është ajo që na bashkoi, prandaj duajeni dhe ruajeni atë dhe largohuni prej besëprerëve. Kjo organizatë është shumë më e madhe se gjithësecili nga NE.
Mbaje një sy tek njeriu besëprerë…
Kurrë mos e vë dy herë në kandarë ,
Bespreri asnjëherë nuk mbush nderë .
Po i dhe një shans, ai të hap varrë!
Në jemi të hapur për djemtë plangprishës, le të debatojmë me fakte, shkencërisht me programe zhvillimi e punëra të vyeshme dhe jo kuturu… Atëherë ne u themi: mirë se të vini ! Babai do bëjë kurban se ju ngjallën djemtë (djali), kur ata (ai) merrnin frymë , ndërsa i (e) quante të vdekur!.