Shkruan Leo Nika
Të desha shumë
Të desha shumë
Sa lotët më rridhnin lumë
Ndoshta dhe ti më ke dashur
Veç me ty do të isha i pasur.
Të desha ty dhe asnjë tjetër
Tani për mua je një brengë e vjetër
Je brengë e vjetër për fat të keq
Sa dot nga mëndja nuk të heq.
Për ty malli më ka marë
S’kam më lot për të qarë
Lotët më kanë shteruar
Me shpirtë e zemër i trazuar.
Jetoj me dhimbjes e sikletit
Si ajo anija në mes të detit
Që është e lodhur nga fortuna
Kështua pa ty jam edhe una.
Dua them diçka o zot
Dua të qaj por nuk qaj më dot
Më kanë mbaruar të shkretat lotë
Sa u çudit e gjithë kjo botë.
Qava për dashurinë time
Tani jetoj në ëndërrime
Tani për mua s’ka pranverë
As lulet nuk do të lëshojnë më erë.
Ndoshta një gjë do më ngroh
Fotot e saj kur ti shoh
Do ta gënjej pak shpirtin tim
Mbase pak do të gjej shërim.
Do të flë më shpesh vetës ja premtoj
Vetëm në ëndërr mundem ta përqafoj
Do ja them me zë të lartë
Shumë e dashuroj
Dhe diellin dhë hënën
Jam gati ta rrëzoj.
8 dhjetor 2025








