Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Të bukurit!
Mëngjesi pushtoi gjithësinë
Dhe bashkë me të, ti n’mua,
Me ty, lumturia edhe shpirti
Shëtitë andej, nga unë dua.
Rrugëto e puthe lumturinë
Krah t’shëndritshmes yjësi,
Mos të munden të dallojnë
Se cili yll, vezullimin lëshoi.
Rritu dhe rritu, ti moj mirëz
E mira gjithmonë t’u shtoftë,
Dhe vendi ku ti gjenë strehë
T’jetë me ty më i miri n’botë!
Shoh dritën që rreze lëshon
Deri tek unë udhëton e vjen,
Më ngroh dhe n’mua frymon
Zemra n’kujdes e ka çdo ditë.