Taulant Balla fyen deputeten Albana Vokshi: Kur flet Albana, injoranca çohet nga varri

0

Me debate të ashpra ka vazhduar edhe seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kërkojnë që të futet në rend dite mocioni me debat me kohë pakufizim për çështjen “McGonigal”.
Gjithashtu ata kërkojnë që kryeministri të shkojë në seancë dhe të përgjigjet për këtë çështje.

Opozitës i është përgjigjur kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili komentoi bllokimin e foltores duke u shprehur se në Kuvend nuk është duke u zhvilluar seancë.

“Deputetja që sapo foli, nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Tha se këtu nuk bëhet seancë, se jemi ne, kjo është ‘tokë e xaxun’ dhe do ta marrim. S’më sqaron dot ti mua, kur t’i bësh ti ditët duhet të kalojë shumë. Keni një problem mes vetit, se po të ishit seriozë dhe të donit mocion me debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Do ta ftoja Kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkoje të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim Konferencën e Kryetarëve për kërkesën për mocion me debat”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu