Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Tablo e murrëtyer
Pikturuar t’kam në tablonë e bardhë
si ndër ëndrra ai shkëlqim jetësor,
Ku mbushim shpirtin me ndezjen e ngjyrave që sjell, stina në ndrrim çdo kohë.
Ne vazhdojmë, tek ndrrojmë hapat në rrugën që dredhon në teposhtën e përpjetën e saj,
T’kapitur në çdo moment në përcjelljen e vazhdimin në përcjellje,
N’pritje t’zgjimit t’pushtetshëm mbi ty që mbjell dramë e urrejte.
Ndihet këtu një erë e re që filloj t’tingëllojnë fëshfëritje, këtij skaji,
Ledhatimi prek të kahershmen që me u pjekë me t’tashmen,
Atë që kujtesa ruan në xhepin e sajë të mërzisë,
Pamja e atëkohshme dhe i mbrami, po faqezi.
T’krisur mendërisht rrapatosen si shpendi që ka linë,
Të kenë përjetësinë e pasurisë time që “gand” e kanë zgjatë dorën mbi të, ka mot,
E shpupurisen gjasshëm, por pa e prekë terrinë,
Terezia e tablosë murrçatet, nga ky
lloji i pistë,
Ku na e përzien ngjyrosjen pa e pyet durimin e dashjen tonë.
Biem e ngrihemi ndër kohë e ka kohë, me të njejtën mbulojë që është shlyer e ç’vlerësuar,
Si shpirti i keq i asajë qënie helmuese t’plakur kahershëm,
Që na ka mbetë nëpër duar, fryma idhnake që lëviz me bisht të gjallët e plgosur.
Shëmtia ajroj të mbështjellurit me dëm shkatërrues mbi ne,
Erë ka marrë dhe e qelbi këtë brengë,
I kërrusët shtatin jetës, këtë të dashur shenjtëresh.
Duke u larguar prej nesh, e mërzitur hatërmbetur,
E pret ashtu e kërrusur me shpresë,
Ku shpirti të ngrohet nga përkëdhelja e marifetit njerëzore n’njëri-tjetrin.
Dhe të shkruajmë në murin e kohës,
ato, kujtime të brenguara që vranë gjatë,
Jo, jo nga ne, por ata që na kthyen, t’mbarën në t’mbrapsht.
Shpatullat e tyre të mbajnë rëndesën e viteve me vuajtjen tonë,
Ne tjetërsoj jemi, bashkë me durimin i mbetur ndër ne gjallë,
Të shpalosim krenarinë, ka mot që në gji e ruan tablonë e bardhë.
Zot, duke besuar në ty besova ne vete
të qofsha falë!
Ndjell ditët e bardha, ti kthehen kësaj anë.