Surpriza që prodhoi vota në Tiranë

0

Në Tiranë ende nuk është mbyllur procesi i numërimit të votave. 804 nga 941 kuti janë numëruar në kryeqytet. Për fituesin nuk ka dyshime. Fokusi dhe analiza është zhvendosur tek rivalët e tjerë që ishin në garë.

Edhe për vendin e dytë nuk parashikoheshin surpriza, pasi Këlliçi kishte avantazh përballë të tjerëve që nuk kishin mbështetjen e tij. Surpriza është për vendin e tretë të podiumit. Dhe këtë e ka bërë Arlind Qori me Lëvizjen Bashkë.

Pak e prisnin që një parti e re dhe një kandidat pa mbështetje, i pozicionuar kundër rrymës të merrte një numër të tillë votash. Deri tani llogariten, jo pak por 11793 vota.

Fakti që një parti me orientim të fortë majtas merr një mbështetje të tillë që në garën e parë lë të kuptohet se shtrat ka. Ky duket se është vetëm fillimi i rrugës për idealistin e majtë për të çarë polarizimin e fortë të 30 viteve të fundit.

Lëvizja Bashkë parakaloi edhe PD-në zyrtare që certifikoi dështimin total. Votat nuk i merr logoja dhe vula. Këtë duhet ta kuptojë mbi të gjitha Lulzim Basha që aspiron të rikthehet dhe Enkelejd Alibeaj që është kryetar i komanduar.

Në garën e Tiranës ka edhe një votë jo të vogël për komunistët e Frontit të Majtë të Marko Dajtit, që deri tani numëron mbi 2300 vota. Grupi i Sali Berishës e futi që t’i prishte punë Erion Veliaj, por “deti mavi” për socialistët ishte dërrmues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu