Supermeni i “Big Brother”-it del live në dy televizione njëkohësisht

0

Supermeni i “Big Brother”-it, opinionisti Arbër Hajdari ka bërë të pamundurën të mundur. Ai ka dalë live në dy televizione.

Supermeni i “Big Brother”-it është live njëkohësisht në “Top Channel”, në emisionin “Big Brother” dhe në Tv Klan, në emisionin “Opinion”.

Mbrëmjen e sotme Arbër Hajdari ia ka kaluar edhe doktor Baton Haxhiut dhe Arian Çanit që janë multidimensionalë dhe gjenden kudo.

Nuk dihet se si e menaxhon opinionisti të shkojë në dy televizione në të njejtën kohë, por çudirat ndodhin vetëm te ne.

E vërteta është që Arbri po jep opinionin e tij për banorët e “Big Brother” dhe njëkohësisht po jep mendimin e tij te “Opinion” për paragjykimet e shqiptarëve mbi të pasurit.

Kdhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm Supermeni i “Big Brother”-it./ B.A. 

Supermeni i “Big Brother”-it del live në dy televizione

Supermeni i “Big Brother”-it del live në dy televizione

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu