Sulmohet makina e Policisë në veri të Kosovës

0

Automjeti i Policisë së Kosovës është sulmuar sot nga një makinë në lëvizje, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë në Bistricë të Leposaviçit.

Lidhur me këtë Policia thotë se për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri. Personat e dyshuar së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu