Shkruan Qamil Gjyrezi
Max Graf (1873-1958) – pionieri i studimit psikoanalitik të muzikës.
Me studimin, librin tim të fundit për muzikologjinë psikoanalitike dëshiroj të jap një kontribut shkencor dhe artistik për lidhjen ndërmjet psikoanalizës tradicionale dhe psikoanalizës së muzikës. Termi muzikologjia psikoanalitike është pak i njohur për lexuesit, studentët, të interesuarit për psikologjinë dhe muzikën.
Falë eksperiencës mbi 15 vite në degën e psikologjisë në fakultetin e shkencave të edukimit të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në lëndën e terapisë muzikore dhe performancës. Falë eksperiencës në vitin 1994 në Danimarkë, Masterit dhe kërkimit shkencorë në Universitetin ‘Ca Foscari’ Venezia në vitin 2008. Falë 50 viteve të studimit dhe të luajturit të muzikës. Falë leksioneve dhe seminareve, punës kërkimore me studentët e degës së psikologjisë, testeve, studimeve të rastit, konferencave shkencore brënda dhe jashtë vendit, emisioneve dhe shkrimeve në median vizive dhe të shkruar, përkthimeve, mendova të punoj një studim për muzikologjinë psikoanalitike dhe lidhjen e saj me filozofinë, psikologjinë, sociologjinë, ekologjinë, teknologjinë e informacionit etj. Terapia muzikore, semiotika, muzikologjia konjitive dhe psikoanaliza e muzikës janë nëndisiplina shkencore, që ndihmojnë studimin për muzikën dhe interpretimin në planin psikologjik, filozofik, social, ekologjik dhe shkencor. Muzikologjia tradicionale e ka të nevojshme studimin e muzikës nga këta fusha të reja për neve, mbasi ndikojnë pozitivisht në analizën muzikologjike të veprave dhe kuptimin dhe totalitetin e muzikës.
Cfarë kuptohet me termin muzikologjia psikoanalitike? Psikoanaliza dhe muzikologjia psikoanalitike mund të ofrojnë një përshkrim të ndryshimeve endopsikike, të lidhura me mendjen dhe një kuptim të transformimeve psikodinamike dhe strukturore që rezultojnë në përdorimin terapeutik të muzikës. Përgjigjen e japin gjithashtu temat dhe nëntemat e trajtuara në këtë studim. Studjuesit e psikikës njerëzore pretendojnë, se muzika ndihmon unisonin e të menduarit dhe ndjenjës, ndërsa psikonaliza jep një pasqyrë verbale të përfshirjes emocionale joverbale. Neuroshkencat e fundit zbuluan se muzika është në gjendje të kontaktojë këto emocione joverbale. Marrëdhënia midis psikoanalizës dhe muzikës është aq e vjetër sa vetë historia e psikoanalizës.
Studimi im është i ndarë në 4 kapituj dhe disa tema dhe nëntema. Kapitulli i I-rë: ‘Muzikologjia psikoanalitike dhe Psikoanaliza e muzikës’, trajton lidhjet e Psikoanalizës dhe muzikës, prezanton pionierin i studimit psikoanalitik të muzikës Max Graf (1873-1958) dhe Theodor Reik (1888–1969). Në këtë kapitull studjohen lidhjet e psikoanalizës me neuroshkencën dhe termi ‘Muzikofilia’ i neurologut natyralistit britanik Oliver Sacks (1933 – 2015). Simfonia nr. 4 në La minor’ e Jean Sibelius (1865 – 1957) është një vepër me theks të fortë psikoanalitik. Nëntema ‘Muzikologjia psikoanalitike, muzika dhe gjuhët moderne’ trajton lidhjet e muzikës me gjuhën e folur dhe semantikën kinetike. Kryqëzimi mes studimeve të Muzikës dhe Gjuhëve Moderne i dha mundësinë shkencore shumë studjuesve të dalin me përfundime inovative të sakta për psikoanalizën e muzikës, kryesisht duke studjuar gjuhën e muzikës me metoda të reja.
Kapitulli II-të ‘Hipoteza e biomuzikës, neurologjia dhe muzikofobia’ trajton temat dhe nëntemat e Biomuzikës, Trupi si akumulues energjie, tingujt dhe biomuzikoterapia, Trupi i njeriut, emocionet dhe frikërat e tij, Muzika dhe neurologjia, veshi i brendshëm i Beethoven dhe efekti Moxart e Beethoven, Modeli Alfred A. Tomatis. Në këtë studim kam përkthyer dhe punuar artikullin e psikologut Stephen Diamond (1951), Përse e neve e duam muzikën dhe Zigmund Freud e përbuzte atë-A vuante babai i psikoanalizës nga fobia muzikore? Diamond shkruan në këtë punë se, “A mundet muzika të zëvendësojë psikoterapinë? Ai përgjigjet se, Jo në të vërtetë. Por muzika mund të na çojë në “vendet, skutat e shpirtit”, ku nuk mundet psikoterapia e folur. Mund të sigurojë një katarsis të thellë emocional si për krijuesit ashtu edhe për dëgjuesit
Në Kapitullin e III-të: ‘Filozofia, sociologjia e muzikës dhe shoqëria. Filozofia dhe Semiotika, Gestalt, Empatia e muzikës’ trajtohen temat dhe nëntemat: Alfred Schutz: “Mbi bërjen e muzikës sëbashku’, Semiotika e muzikës, Gestalt dhe Empatia muzikore. Në këtë kapitull kam përkthyer gjithashtu një artikull të studjuesit Philip Tagg (1944 – 2024) ‘Dhjetë meloditë e vogla, Fernando flauti, Kuptimi i muzikës’, modele dhe shenja të semiotikës së muzikës’ dhe ‘Filozofia, Semiotika dhe Muzika, Umberto Eco dhe Luciano Berio’ të stdujuesit të semiotikës Stefano Oliva. Në këtë kapitull trajtohen edhe tema të Teorisë së Gestalt, Empatia dhe lidhjet me muzikën.
Në kapitullin e IV-të trajtohen tema për terapinë muzikore: ‘Terapia muzikore përdor aftësitë e fuqishme të muzikës për të përmirësuar mirëqenien e një personi’, studime rasti, ekperienca botërore për terapinë muzikore, teste me studentët në spitalin rajonal të Shkodrës, Metodat e Terapisë muzikore të Helen Bonit, Terapia muzikore me harpë, Terapia muzikore Alzheimer dhe Parkinson, Testi i Terapisë Muzikore, (receptive) në kardiologji, Terapia muzikore në grup, mësimi i një kënge, të kënduarit terapeutik në kor, Këngë të përzgjedhura për terapinë muzikore dhe Vepra muzikore dhe autorë të epokës psikoanalitike, avangardës, muzika ekologjia dhe teknologjia kompjuterike.
Në Epilog post-scriptum ose kapitulli i V-të janë trajtuar tema të tilla si: Shkenca dhe “kundërshtarët” sot të psikoterapisë së muzikës, Rëndësia e kërkimit për disiplinat shkencor për muzikologjinë psikoanalitike, Metodat e kërkimit shkencorë, Metodat teorike sasiore dhe cilësore në muzikologjinë konjitive dhe Ligjëratat mbi shkencën e etnomuzikologjisë.
Me anë të kërkimit në një disiplinë të dhënë, arrihet krijimi i një baze shkencore që udhëheq praktikën dhe siguron kredibilitetin e disiplinës shkencore dhe profesionit. Përmes studimit sistematik të fenomeneve, kërkimi çon në zbulime të reja dhe në zgjerimin e fushës së njohjes brenda një disipline të caktuar, duke lehtësuar në këtë mënyrë zhvillimin e kësaj të fundit si shkencë.
Brenda Muzikologjisë Konjitive, çështjet e përpunimit të informacionit muzikor janë studiuar duke aplikuar një gamë të gjerë metodash teorike, metoda sasiore empirike dhe metoda të modelimit kompjuterik nga shkencat konjitive.
Metodat empirike cilësore janë futur më rrallë në hulumtimin mbi përpunimin e informacionit muzikor.
Megjithëse historia e etnomuzikologjisë ka parë gjithnjë drejt shkencave fizike dhe natyrore për proçedura dhe modele paralele, tendenca drejt shkencores u përshpejtua më shumë në gjysmën e dytë të shekullit XX-të.
Në fund të studimit kam botuar për t’i dhënë mundësinë studentëve dhe lexuesve të muzikës dhe psikologjisë për tu njohur me arrijet në nivel botërorë për muzikologjinë psikoanalitike, autorët dhe studjuesit më të njohur të kësaj disipline shkencore: ‘Bibliografia muzikologjisë psikoanalitike dhe terapisë muzikore’.
Në studimin tim kam përdorur gjithashtu burime nga interneti, sitografi, bibliografi, foto, tabela, krahas literaturës për muzikologjinë psikoanalitike, të përkthyera dhe të redaktuara në gjuhën shqipe, të cituara dhe kam punuar dhe përkthyer disa terma që kërkojnë spjegime për t’i përdorur dhe kuptuar nga lexuesi.
Parathënie për epokën psikoanalitike në muzikë, ekologjia dhe muzika, avangarda dhe muzika elektronike.
Epoka psikoanalitike është rrymë muzikore në zhvillimet e historisë së muzikës botërore ku bashkohen muzika, ekologjia, natyra dhe teknologjia. Epoka psikoanalitike fillon me Simfoninë e 4-të të Sibelius që konsiderohet nga studjuesit si, “një nga dokumentet më të shquar të epokës psikoanalitike” e shkruar nga viti 1909 deri në 1911. Studjuesi Erik E. Taëaststjerna, në biografinë e tij të Jan Sibelius, thekson dimensionet psikologjike dhe madje psikoanalitike të Simfonisë së IV-të të Sibelius.
Muzikanët dhe kompozitorët e njohur të bio-muzikës dhe biofonisë dalin dhe konsolidohen si rrymë në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, ku muzika ndikohet nga ekologjia dhe natyra. Një prej tyre është Bernard Krause. Krause është një muzikant amerikan dhe ekolog. Në vitin 1968, ai themeloi ‘Wild Sanctuary’, ‘Sanktuari i egër’ një organizatë e dedikuar për regjistrimin dhe arkivimin e ‘peisazheve zanore natyrore’. Peisazhet zanore natyrore kanë të bëjnë me ‘përceptimin vizual’ të tingullit. Krause studion dhe përdorë në punët e tija tinguj natyrorë, të krijuar nga natyra. Oliver Mesian përdorë në punët e tija tinguj natyrorë dhe tinguj zogjsh. Mesian u bë një ekspert ornitologjik në Francë, që është fusha e studimit shkencorë të zogjve. Ai nuk ishte i vetmi kompozitor që transkriptoi këngën e shpendëve, Mozart dhe Beethoven e bënë gjithashtu, por askush nuk e dëgjoi këngën e shpendëve më nga afër ose me përkushtim më të madh.
George Crumb ishte një kompozitor i muzikës klasike bashkëkohore avangarde. Ai ka zhvilluar një gjuhë muzikore shumë personale. Timbrat e pazakonta që ai përdor ngjallin një atmosferë surrealiste.
Surrealizmi ne art, synon të revolucionarizojë përvojën njerëzore. Ai balancon një vizion racional të jetës me atë që pohon fuqinë e të pandërgjegjshmes dhe të ëndrrave. Artistët e lëvizjes gjejnë magjinë dhe bukurinë e çuditshme në të papriturat dhe të pazakonta, të shpërfillura dhe të pazakonta. Karlheinz Stockhausen ishte një kompozitor gjerman, i njohur si një nga më të rëndësishmit kompozitorë të shekullit të XX-të dhe fillimit të shekullit të XXI-të. Klavierstück 11-të është i famshëm për strukturën e tij polivalente ose të lëvizshme. Ai është i njohur për punën e tij novatore në muzikën elektronike.
Dy përfaqësues të avangardës janë edhe Erkki Kurenniemi, filozof, muzika elektronike dhe Ned Lagin. Në vitet 1970, shpikësi finlandez Erkki Kurenniemi tha: “pasardhësit tanë të vërtetë do të jenë algoritmet”. Kurenniemi ishte një tekno-utopist që e shtriu vizionin e tij në fusha të tilla si muzika elektronike, robotika, kinemaja eksperimentale dhe instalacionet interaktive.
Lagin konsiderohet si një pionier në zhvillimin dhe përdorimin e minikompjuterëve dhe kompjuterëve personalë në kompozimin dhe performancën e muzikës në skenë dhe studio në kohë reale.
Utopianizmi teknologjik (shpesh i quajtur teknoutopizëm) është çdo ideologji e bazuar në premisën se përparimet në shkencë dhe teknologji mund dhe duhet të sjellin një utopi, ose të paktën të ndihmojnë në përmbushjen e një ose një ideali tjetër utopik.
Prandaj, një tekno-utopi është një shoqëri ideale, në të cilën ligjet, qeveria dhe kushtet shoqërore funksionojnë vetëm për të mirën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj, të vendosura në të ardhmen e afërt ose të largët, siç do të bëjë shkenca dhe teknologjia e përparuar, lejojnë ekzistencën e këtyre standardeve ideale të jetesës; për shembull, pas mungesës, transformimet në natyrën njerëzore, shmangia ose parandalimi i vuajtjeve dhe madje edhe fundi i vdekjes.
Pierre Boulez ishte kompozitori francez i avangardës. Musical Domaine ishte një shoqëri koncertesh e themeluar nga Pierre Boulez në Paris, e cila ishte aktive nga 1954 deri në 1973. Kompozitorët e përfaqësuar në koncertet e tij përfshinin Boulez, Karlheinz Stockhausen, Olivier Messiaen, Luciano Berio, John Cage, Sylvano Bussotti, Mauricio Kagel, Hans Werner Henze, Henri Pousseur, Ernst Krenek, Gilbert Amy, Peter Schat si dhe Gilles. Kompozitorët e mëparshëm konsideroheshin pjesë e lëvizjes moderniste në muzikë.
Henri Léon Marie-Thérèse Pousseur (1929 – 2009) ishte një kompozitor, mësues dhe teoricien muzikor belg. Një ndikim më pak i njohur nga vitet e tij të hershme ishte përshtypja e fuqishme e dëgjimit të muzikës së Anton Bruckner, dhe ai mbajti një interes të përjetshëm për muzikën mesjetare dhe të Rilindjes, si dhe për muzikën ekstra-evropiane dhe praktikat e tyre. Paul Hindemith ishte një kompozitor, teoricien muzike, mësues, violist dhe dirigjent gjerman dhe amerikan. Si kompozitor, ai u bë një ‘avokat’ kryesor i stilit të muzikës ‘Neue Sachlichkeit’ (Objektiviteti i Ri) në vitet 1920, me kompozime të tilla si Kammermusik, muzikë dhome, duke përfshirë vepra me viola dhe viola d’amore si instrumente solo në një frymë Neo-Bachiane. Shumica e kompozimeve të Hindemith janë të ankoruara nga një ton themelor dhe përdorin forma muzikore dhe kontrapunte dhe kadenca tipike të traditave barok dhe klasike-muzikë me përmbajtje.
Luciano Berio ishte një kompozitor italian i shquar për punën e tij eksperimentale. Puna e tij e hershme u ndikua nga Igor Stravinsky dhe eksperimentet me teknikat serike dhe elektronike, ndërsa veprat e tij të mëvonshme eksplorojnë papërcaktueshmërinë dhe përdorimin e teksteve të folura si material bazë për kompozim.