Spiropali dhe Veliaj të denjë për një monument paturpësie

0

Elona Caslli

Në kulturën tonë jemi mësuar që monumentet të ngrihen veçse për për personazhe që e lartësojnë një shoqëri dhe jo për personazhe që e çnderojnë këtë të fundit.

Teksa përballesh me ligjërimin e Spiropalit apo të Veliajt në studio televizive, krejt natyrshëm të lind mendimi se që të dy janë të denjë për një monument paturpësie në qendër të qytetit.

Do të ishte interesante në fakt edhe në këndvështrim turistik. Është e rrallë që në qendrën e një kryeqyteti të përballesh me një monument paturpësie.

Skulptori do të mund të derdhte brenda kësaj vepre, të gjitha veset e shoqërisë njerëzore.

Si rrallë herë mund të gjendet një galeri e pasur vesesh si tek personazhet në fjalë.

Nuk do kishte ves të njeriut që mund të mungonte brenda këtij monumenti. Vesi do të skalitej në kthjelltësi të admirueshme në çdo tipar.

Do të shihnim qartë kafkën e paditurisë, duart e plaçkitjes, brinjët e hajdutërisë, gojën e gënjeshtrës, buzët e mashtrimit dhe dhëmbët e shkatërrimit.

Një monument i paturpësisë është i dobishëm në qendër të qytetit për të na kujtuar të gjithëve se në ç’humnerë turpi kemi rënë dhe sa dëshpërimisht të nënshtruar dhe të heshtur kemi qenë.

Post Scriptum- Spiropali& Veliaj monumenti i paturpësisë që duhet ngritur në qendër të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu