“SPAK po zhgënjen”, Avokat Ngjela: Presim ta luftojë, jo të mbështesë korrupsionin

0

Avokat Spartak Ngjela duke analizuar punën e SPAK për këtë vit, tha se ajo ka zhgënjyer opinionin publik deri më tani, pasi sipas tij, nuk ka goditur në nivele të larta.

Ngjela shtoi se nëse nuk arrestohen të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’ kjo do të sjellë sipas tij humbjen e besimit dhe shpresës për drejtësi nga publiku.

Ne shpresën e kemi te SPAK. Nëse SPAK mbështet korrupsionin, duhet të humbasin shpresën. Fakti që SPAK nuk ka goditur në nivele të larta e ka zhgënjyer opinionin publik. Ministër, zv/kryeministër, deputet. Por duhet të shohim hap pas hapi”, u shpreh Ngjela në një intervistë për mediat.

Më tej ai u ndal edhe në çështjen e Fredi Belerit duke e konsideruar hap të gabuar ndërhyrjen e qeverisë greke në punë e brendshme. Teksa shtoi se shumë shqiptarë keqtrajtohen në shtetin helen, por nuk ka reagime nga ana e qeverisë shqiptare.

“Çfarë pune ka qeveria greke me qeverinë shqiptare. Pse kush është Beleri? Personalitet i madh? Është kapur në flagrancë duke blerë vota. Nëse ia ka dhënë qeveria greke ka të drejtë të shqetësohet. E dini ju çfarë ndodh në Greqi me shqiptarët. Racizëm anti-shqiptar. Këta qepnin gojën”, deklaroi ai.

Ngjela komentoi edhe lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin tha se ende nuk e ka fituar lirinë dhe po mbahet në shtëpi. Sipas tij nëse kushtet nuk janë të mira, Tahiri mund të kthehet sërish në qeli.

A e ka pasur vërtetë raportin e mjekësisë ligjore nuk kam çfarë them unë. Po të dalin fakte të tjera, jam gati të flas. Ai nuk ka fituar lirinë. Ai është në arrest shtëpie. E mbajnë atje. Në rast se do shikojnë se kushtet nuk janë të mira e kthejnë prapë aty ku ka qenë. Unë di vetëm ato që ka thënë media deri tani. Ajo dispozitë ligjore është e saktë. Pavarësisht se ka qenë ministër, humanizmi është humanizëm. Nëse ti vjen nesër dhe më thua që ato ishin të gjitha stisje. Ambasadorja tha keni për ta parë, prisni dhe ne po presim. Nuk ka problem. Jemi në pritur për të dëgjuar çfarë”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu