SPAK: Po konfiskohet një pasuri e konsiderueshme e një ish-zyrtari të lartë, por emer nuk jepet

0

Kreu i SPAK, Altin Duman, ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku raportoi arritjet në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe bëri të ditur disa vlerësime në lidhje me institucionin që drejton.

Dumani njoftoi gjithashtu se një ish-funksionari të drejtësisë do t’i konfiskohet pasuria.
Kështu deklaron, por emer nuk jep. Kjo është e habitshme.

“Vëmendje ka marrë identifikimi dhe sekuestrimi i vlerës së produktit veprës penale me qëllim final konfiskimin e pasurive të vëna nga vepra penale e korrupsionit.

Janë dhënë katër vendime për sekuestro preventive të pasurisë në kuadër të Kodit Penal, duke shënuar një rritje me 33 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Është dhënë edhe një vendim konfiskimi i pasurisë të një ish-funksionari të lartë, që është ish–funksionari i drejtësisë, pasuri të konsiderueshme.

Kjo do të vazhdojë të jetë”, tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu