Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Stazimiri thotë se SPAK nuk e do Sali Berishën në gjyq, dhe se dosja ‘Partizani’ u montua që Britania mos hiqte non grata-n.
Sipas tij, çëshja e Berishës e montuar dhe për të bërë zhurmë.
‘SPAK është bërë vegël politike për të ndaluar Sali Berishën të dalë jashtë vendit, për të kryer aktivitetin e tij politik, vetëm për ta poshtëruar, për tu paraqitur dy herë në muaj tek BKH.
Por SPAK, Sali Berishën, vetëm në Gjyq nuk e do. Nëse SPAK donte që Sali Berisha të parqitej në gjyq, kishte kohë të shtunën dhe të dielën, dhe të hënën mund të thoshte “ a e çojmë pak në Kuvend siç e kërkon Sali Berisha’?’ , e çojmë në parlament, ka mazhorancën Sali Berisha që mund ta kthejë mbrapsht dhe të pengojë SPAK-un ta hetojë?! Jo, nuk e ka.
Socialistët mezi presin ta ngrejnë atë karton dhe t’i çojnë Sali Berishës SPAK-un. Pse nuk e bënë? Vetëm e vetëm se nuk e do Sali Berishën në Gjykatë sepse është një çëshje e montuar keq, është një çështje zhurme që Britania e Madhe të mos i hiqte non grata-n Sali Berishës.
Sepse dosja ndaj tij, nuk kishte asnjë provë!!’, tha ai.