Prokuroria e Posaçme kërkon dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbjas kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë. Seanca për një vendimmarrje u la për të premten e ardhshme.
Ndërkohë deputeti i Rilindjes sipas përgjimeve të bëra publike dhe akuzave të opozitës është caktuar në listat e PS duke patur emërimin dhe mbështetjen e krimit. Pse atëherë SPAK nuk e heton Çyrben edhe për krim zgjedhor pasi që është emëruar nga bashkëpunimi me njerëz që kanë probleme me ligjin duke marrë mbështetjen e tyre edhe për të qene ne kokë të listës së Ramës por edhe për të mbledhur vota më shumë se asnjë ‘personalitet’ tjetër ne Partinë Socialiste të qarkut ku ka kandiduar. Çka tregon se ka patur angazhim të madh që ai të ishte në Parlament. Dhe që sipas opozitës ishte një angazhim i krimit dhe atë do përfaqësonte edhe në sallën e kuvendit.