SPAK, ilaçi më i mirë për patologjinë e 8 Janarit!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Protesta e datës 8 Janarë është një patologji politike, që ndodh radhë në historinë e politikës së një vendi. Këtë ngjarje e krahasova me një sëmundje mendore, që vjen si pasojë e një propagande dhe lincimi të organizatorëve, të cilët kuptojnë mirë patologjitë njerëzore. Të përdorësh hekura cfurqe, thika, beton dhe dhunë para selisë së një partie është thjeshtë një akt jo normal politik.

Politika post-moderne përdorë akte jo normale për të arritur qëllimet e saja dhe sidomos mbas pandemisë është momenti më i përshtatshëm për të ndikuar tek ndjenjat dhe emocionet njerëzore dhe kuptimi, gjithmonë me anë të shpifjeve dhe dizinformimit! Protesta e dhunëshme para selisë së PD-së me datën 8 janar 2022 kërkon një studim psikologjik dhe ilaci më i mirë për këtë ngjarje është drejtësia e pavarur. Morali dhe gjykimi njerëzorë, nuk kanë mundësi ta kuptojnë dëmin që i ka bërë demokracisë në Shqipëri, mbasi është shumë emocional dhe i paarësyeshëm, jo logjik por thjeshtë një tërbim, patologji e atyre që e organizuan! Politikisht 8 Janari është ngjarja më e turpshme dhe më e errët për demokracinë shqiptare në 100 vite pavarësi dhe mbi 80 vite demokraci e brishtë dhe krahasuar me shumë ngjarje problematike, por që nuk krahasohen me 8 Janarin! Me të vërtetë për shumë shqiptarë të majtë apo të djathtë është harruar dhe propaganda e keqe përpiqet të barazojë organizatorët me mbrojtësit e selisë që nuk kishin asnjë mjet politik, njerëzorë dhe ligjorë tjeter, për ta mbrojtur selinë pa dëme njerëzore! Në parlamentin shqiptarë në vite është pëdorur edhe arma, por përsëri nuk mund të krahasohet me ngjarjen para selisë së PD-së! Edhe ngjarjet e ndodhura në vitin 1997, 14 Janari dhe 21 Prilli nuk mund të krahasohen me këtë patologji politike, pavarësisht se më 21 Prill pati edhe viktima?!

Fatmirësisht me datën 8 Janarë nuk pati viktima, por ajo që më shqetëson është se shumë pjesmarrës në këtë protestë të dhunëshme ishin të bindur për të bërë dhunë dhe për ta marrë selinë e PD-së me cdo cmim, qoftë edhe me humbje njerëzore. Propaganda e një pjese të Foltores dhe shërbime të huaja jo mike, ishin të gatshme të kishte edhe viktima me datën 8 Janarë!? Në këtë kontekst kjo propagandë përpiqet të barazojë dhunuesit e selisë së PD-së, një pjesë të pafajshëm, me ata që po mbronin selinë e PD-së dhe për të mos shkaktuar viktima në mes demokratësh dhe qe morën masa për sigurinë e selisë! Moralisht kjo ngjarje është pjesë e politikës post-moderne që nuk ka moral dhe mund të jetë ndikuar edhe nga ngjarjet në Kapitol Hill! Drejtësia amerikane do të marrë vendime për protestën e mbështetësve të Trump, prandaj zgjidhja më e mirë ilaci më i mirë është drejtësia e pavarur për të dhënë vendim ligjorë për këtë ngjarje që cënoi sigurinë kombëtare në Shqipëri dhe nuk duhet të kthehet në precedent për të ardhmen! Patologjitë politike post-moderne duhet të jenë patjetër objekt i SPAK, mbasi vetëm drejtësia e pavarur mund të japi vendime për organizatorët dhe ata që janë në mbrapaskenë për ngjarje të tilla!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu