SPAK çon për gjykim ish-inspektorin e ATP për korrupsion me tokat

0

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion.

Sipas SPAK ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

“I pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste. Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, bëri me dije SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu