SPAK arreston mikun e Bablokut, Vangjush Dakon

0

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Lajmi konfirmohet nga burime për Top Channel.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar po ashtu dhe 10 urdhër-arreste për disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, të cilët akuzohen se kanë kryer vepra korruptive.

Raportohet se urdhër arresti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre. Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht po ekzekutohen urdhër-arrestet, 7 në ‘arrest me burg’ dhe 3 në ‘arrest shtëpie’

Kujtojmë se pak ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu