Shkruan Aristir Lumezi
Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet b.urg i aku.zuar në vr.asjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vr.asjen e Azem Hajdarit.
Në një replikë me Fatos Klosin, dhënë gazetës “Panorama”, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë fatos Klosi që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vr.asjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar. Sipas tij, dënimi i vëllezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.
“Sna.jperi që përmend Fatos Klosi është histori e vërtetë. Ai është përpjekur që të më lerë në dorë një sn.ajper në dy rrugë: nëpërmjet një spiuni tjetër, që e përdorte dhe ai ishte te baza e SHIK-ut te Pazari i Ri dhe përmes Marika Kazullit. Përmes Marika Kazullit, Fatos Klosi më ofroi 20 mijë dollarë, që unë të blija një sn.ajper dhe t’ia çoja më pas Fatos Klosit”– thote ai ne interviste per “Panorama”.
Më tej, duke treguar se pse nuk e pranoi skenarin e Klosit kunder Berishes, ai thekson: “Fatosi ofronte mbrojtje të Izetit, do të jepte dhe 100 mijë dollarë dhe do siguronte ikjen tonë në Amerikë”.