SPAK/ Adriatik Llalla nuk ka marrë azil në Itali, është në proces ekstradimi

0

Avokati i ish-kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla deklaroi se klienti i tij kishte fituar të drejtën e azilit politik në Itali, por sipas SPAK, në Itali vazhdojnë procedurat e ekstradimit dhe vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës ishte për revokimin e masës së sigurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu