Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë ditën e sotme kryetarin e ri të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).
KLP do thërrasë 3 prokurorët që kanë shpallur kandidaturat për këtë post, Adnan Xholin, Altin Dumani dhe Edvin Kondili të cilët kanë për të treguar platformat dhe idetë që ata kanë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.
Kandidati që do të marrë më shumë vota nga anëtarët e KLP do të pasojë Arben Krajën në krye të SPAK. KLP ka 11 anëtarë, 6 prej të cilëve vijnë nga brenda sistemit, ndërsa 5 të tjerë janë të zgjedhur nga parlamenti.
Ndërkohë kujtojmë se zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK gjatë ditëve të fundit ka qenë kryefjala e debatit mes palëve politike, duke përfshirë edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama.