Sot seanca e tretë në GJKKO për Saliun, prapë nuk shkon

0

Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, dy avokatët e caktuar nga shteti për seancën e kësaj të enjtje, në orën 10:00, për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me akuzat ndaj tij për korrupsion pasiv, për privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”.

Për të tretën ditë me radhë, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seancat kanë dështuar për dy ditë më radhë, ndërsa ditën e sotme pritet që të nisë në orën 10:00. Berisha nuk do shkojë sërish në gjyq.

Ndërkohë janë paraqitur avokatët e shtetit, Jalldis Kastrati dhe Rabije Cenalia.

Ish-kryeministri Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në njoftimin e prokurorisë, Berisha akuzohet ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit të ish-klubit Partizani nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.

Një ditë më parë, avokatët u larguan nga seanca me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.

Ndërkohë, GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni të paguar nga shteti në mbrojtje të interesave të Berishës. Ndërkohë që ai njihej me dosjen, Shkëlzen Berisha reagoi për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babanë e tij, por teksti i shkruar prej tij përmbante një sulm ndaj avokatit. Shkëlzen Berisha, publikoi një status në rrjete sociale avokatit Simoni, i cili dy ditë më parë, fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur largimin e Simonit, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit duke e zëvendësuar me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet, duke e shtyrë vendimin për sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu