Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, avokatët e Ahmetajt kërkesë: Të shtyhet për nesër

0

Kur kanë mbetur edhe pak orë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, avokatët e ish-ministrit Arben Ahmetaj kërkojnë se mbledhja të shtyhet për nesër. Shkak i kërkesës së tyre është bërë dosja voluminoze e SPAK.

‘Të shtyhet për nesër’- thonë ata.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) dorëzoi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit. Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu