Sot funerali i Papa Benediktit XVI, mijëra besimtarë mblidhen në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

0

Dhjetëra mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku do të bëhet ceremonia e varrimit të Papa Benediktit mëngjesin e sotëm.

Ceremonia do të drejtohet nga kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku.  Trupi i Papa Benediktit ishte vendosur në një pelegrinazh popullor ditët e mëparshme në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Kujtohet se Papa vdiq në moshën 95-vjeçare më 31 dhjetor  ndërsa vigjilja e tij treditore filloi të hënën. Sot për arsye sigurie hapësira ajrore mbi Selinë e Shenjtë do të mbetet e padepërtueshme, ndërkohë që është ndaluar shitja e pijeve, ujit dhe pijeve joalkoolike në shishe qelqi.

Benedikti, një gjerman nga një fshat i vogël bavarez, ishte Papa i parë në gjashtë shekuj që dha dorëheqjen në vend që të shërbente si kreu i kishës katolike gjatë gjithë jetës së tij. Ky vendim i paprecedentë kishte ngritur pikëpyetje se si do të bëhej varrimi pasi, siç është zakon për papët, trupi i “Papës Emeritus” vendoset në tre arkivole të veçanta. E para është prej druri selvi dhe do të vendoset brenda një arkivol zinku. Dy arkivole do të vendosen përsëri në një arkivol druri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu