Sot çelet Panairi i 26 i Librit 2023/ “Tirana-Tri jetët e një qyteti”, botimi më i ri nga autori dhe studiuesi Dritan Egro

0

Ditën e sotme do të çelet Panairi i Librit. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Anila Bisha Leka, nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”, foli për titujt e rinj të librave, ndërsa u shpreh se këtë vit vjen me 35 botime të reja stendën e Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. Ajo u shpreh se përveç lexuesve tradicionale, gjithashtu presin që këtë vit, panairit t’i bashkohen edhe lexues të rinj.

Gjithashtu studiuesi dhe autori Dritan Egro sjell në këtë panair librin “Tirana-Tri jetët e një qyteti”. Libri është një përpjekje për të hedhur dritë mbi atë se çfarë ka qenë Tirana.

Në këtë libër gjithashtu shpalosen fillimet e saj në antikitet e deri në shpalljen e kryeqytet në shek. XX.

“Familjet me mbiemrin Petrela janë shumë të rëndësishme në Tiranë. Zgërdheshi është kur shkon për në Krujë, në këmbë të malit të Krujës që lidh rrugën e Arbrit. Emri i Skurajve është fisi themelues, mua kështu më rezulton. Autoriteti i tyre vazhdon të njihet dhe të dominojë në të gjithë rajonin në atë periudhë”, është shprehur Dritan Egro.

Gjithashtu ai tregoi se është munduar të ketë kontakt me banorë autoktonë dhe se i kanë treguar se deri në vitin 1929 Italia fashiste kishte ndaluar ndërtimet në zonën e fushës së aviacionit, sepse kishte mbetje varresh dhe gjurmësh arkeologjike të dukshme dhe Instituti i Firences i kishte bllokuar.

Sa i përket zonës që njihet si Varri i Bamit në Tiranë ai tha: “Kjo ka të bëjë me atë që njihet si Tirana e Vogël dhe gjatë mesjetës i është njohur për pronë familjes Blinishti ti, ndërsa pjesën poshtë e kanë pasur Brakaj.

“E gjithë zona është zona arkeologjike pavarësisht se është fushore, dhe është kuota më e ulët ku takoheshin të gjitha rrugët, që vinin nga Shkodra, Dibra, Shën Gjergji, Elbasani, Kavaja e Durrësi. Ndaj edhe ka qenë stacion përpara se të jetë vendbanim”, u shpreh ai./abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu