Shkruan Leo Nika
Sollëm demokracinë
Sollëm demokracinë
Dhe jo djallëzinë
Me sa mundem ne luftuam
Atdheun tonë ne dashuruam
Bëmë shumë mundime e përpjeke
As nuk menduam s’e kishte vdekje
Vdekja për ne nuk ekzistonte
Kur pamë atdheun që po rënkonte
Madje po rënkote papushim
Dhe toka po mbytej në hidhërim
Një popull që kërkonte ndryshimin
Ne vendosëm të merrnim guximin
Guximin e morëm ashtu siç e morëm
Frikën popullit ua nxorrëm
U nxorrëm frikën 50 vjeçare
Që një popull e kishin sakatuar fare
Bishat e egra kur na rrethuan
Me shkopinj gome na torturuan
Ne rënkonim po nuk nxirrnim lot
Nga torturat s’na thyen dot
Historia jonë është e gjatë
Ta rrëfesh duhet ditë e duhet natë
Mund ta shtrëmbërojnë historinë
Ne kemi deshmitare perendinë
Ore mjeranë e cipë plasur
Shumë urrejtje paskeni patur
Ju shpifni nga qejfi i parave
Dhe fshiheni nën fustanin e grave
Kaq burra frikacakë jeni ju
Sa gratë e juaja u shkepin në dru
Na jepni dhe leksione demokracie
Që dikur ngordhnit urie
Ne kontribuam dhe do kontribojmë
Atdheun tonë nuk e tradhëtojmë
Nuk shitemi për euro dhe për dollarë
Si puna juaj o tru tharë
Dhe kur udhëtojmë në mal e dete
Atdheun e kemi gjithmonë me vete
Jemi zotë të atdheut tonë
Kush e prek e di vetë ku përfundonë
Poezi dedikuar vëllzërve Rexhep dhe Ilir Rrugeja që u ngritën në demostradë me 25 mars të vitit 1990 në stadiumin besa Kavajë.. Kjo poezi lidhet me disa monstra dhe disa karagjozë të tipit mesjetarë që përpiqen kundrejtë ryshfetit dhe parave ta shtrëmbojnë historinë ndaj vëllezërve Rrugeja.. Besoj se nga unë si autor i poezizë e morën përgjigjen..








