Socialistët e Bashkisë në Rrëshen “prodhuan” kandidatin e Foltorës !

0
Shkruan Zef Ndreka
Pasi kaluan disa ditë në dukje të qeta dhe festive për një pjesë të foltoristëve të Mirditës, pasi festuan plot entuziazëm “fitorën” e primareve të dt 11-dhjetor në balotazh me manipulime të listave nga socialistët dhe patronazhistët e tyre në Bashkinë e drejtuar nga socialistët, petat e lakrorit po zbulojnë çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Angazhim total të strukturave të Bashkisë socialiste të Rrëshenit për të eliminuar kandidatin Aleksandër Lala.
Për këtë, përdorën me sukses numrat e kartave të identitetit , madje kanë hedhur edhe firmat disa ditë përpara se të bëhej votimi!
Numrin e firmave të hedhura nga një dorë apo disa duar , tashmë e ka në dorë eksperti i kriminalistikës dhe prokurori për të hetuar më tej.
Është kryer një masakër brënda foltorës.
Vërtetimi i rreth 300 firmave të hedhura më parë në favor të “fituesit”, jo vetëm kompromenton gjithë proçesin e votimeve , por është kriminale.
Më tej akoma, ky manipulim , kjo masakër në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Bashkisë në Rreshen, është tallje dhe ofendim për të gjithë demokratët që besojnë realisht në primare. Shto pastaj bashkëpunimin e “suksesshëm” të foltoristëve me socialistët, duke vërtetuar bashkëveprimet brënda trekëndëshit të Bermudës edhe në bazë.
Mbase qëndra në Tiranë nuk e di konkretisht ose nuk e ka udhëzuar një veprim të tillë në Mirditë, ku Aleksandër Lala ka qënë historikisht themelues dhe i zgjedhur tre herë kryetar i komunës Orosh prej demokratëve.
Ai, asnjëherë nuk dyshoi në vjedhjet dhe manipulimet brënda llojit. Por ja që ndodhi edhe kjo.
Tani, për të mirën dhe të ardhmën e demokracisë në Mirditë, atij i mbetet ta çojë deri në fund betejën e tij morale në radhe të parë, vetëm për mbështetjen që I dhanë në të vërtetë demokratët mirdidorë.
Ai, është fituesi real brënda garës , ani pse u manipuluan.
Rezultati i ekspertit legal të firmave dhe hetimi i prokurorisë për këtë ngjarje të turpshme në Mirditë, duhet ta detyrojë Berishën të reagojë . Ndryshe, të lajë duart me Mirditën!
Gjithë ky turp, gjithë kjo masakër ka shumë pak emra që do mbesin përjetë të turpëruar përpara demokratëve.
Furtunshëm punuan patronazhistë , socialistë dhe disa “demokratë” për të pjellë këtë masakër të pa parë , sidomos brënda llojit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu