Zbardhet lista e pesë personave të kontrolluar të cilëve SPAK dhe BKH një ditë më parë ju ka bërë edhe sekuestro të celularëve dhe provave në procedimin penal të pronave të Ushtrisë.
MCN mëson se mes personave është administratori OSHE Enea Karakaci, Teuta Balili staf i Ministrisë së Infrastrukturës, po ashtu Artan Dulakut, Genard Kastratit dhe Bardhyl Kollçakut.
Ky hetim ndiqet nga prokuroria Manjola Kajana.
Është kontrolluar edhe selia e kompanisë Marina bay Saranda me aksionet Artan Dulaku dhe administrator Genard Kastrati.
Kontrollet e ushtruara tek Karakaçi dhe Balili lidhen me postet që ata kanë mbajtur tek përgatitja e dokumentacionit dhe kontratës së Dulakut me shtetin për marrjen e pronës Porti Ushtarak në Sarandë.








