Skandali i shekullit në Ambasadën Amerikane

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Dosja McGonigal është skandali më i madh i hetuar nga FBI, pasi ish krye agjenti i saj, tashmë ka akuza të forta. Krah emrit të tij, kemi 14 herë të lakuar kryeministrin tonë.

Pra, ne kemi hallet tona, se janë taksat dhe liritë tona të keqpërdorura nga një grup mafioz, ende në pushtet dhe që vazhdon të zografisë histori të zeza.

Veç pronave të tjetërsuara në masën rreth 90%, të grabitura nga kjo mafie, janë vjedhur fondet publike, taksat, liritë dhe lajmet. Se edhe lajmet i krasit Babloku me banditë. Ka blerë mediat dhe idiotëve të tyre u ka dhënë pasuri e liri lëvizjeje në Amerikë e kudo, përmes formave të sofistikuar mafioze.

Sot që mësojmë se FBI ka hetuar ish zëvendës kryeministrin në Zvicër, duhet të besojmë se edhe Babloku e ka ngrënë ‘qafën e patës’.

Si patok torollak, u ka prirë skandaleve nga më të çuditshmet

Deri përdorimin e fëmijëve në politikë dhe shumë më keq, në krah të ambasadores amerikane, për të cilën kishte aq respekt, sa kërkonte edhe vota në këmbim të lëvizjes për në Shtetet e Bashkuara.

Po ky është videomesazhi që çimenton çmënduritë.

Sot dihet botërisht se Konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve e kanë miratuar 194 shtete, por Amerika, Somalia dhe Sudani i Jugut nuk e kanë ratifikuar, prandaj Babloku është mik i George Soros, që e kap për kapistre si gomar të vetin pastaj kalon në ekstazë, sa përdor jo vetëm imazhin e fëmijëve, por edhe tallet haptas me gjithçka bën keq e gjithçka nuk bën mirë.

Nuk është as e mirë, as e pahetueshme shkelja e ligjit nga trupa diplomatike në fjalë.

Ata që na tregojnë përralla me Nastradin Hoxhën, duhet të jenë për vete partner të ligjit. Tallja e Bablokut me diplomacinë, nuk i fsheh dot ligjet ndërkombëtare për përfaqësitë diplomatike të akredituara këtu.

Që të mos zgjatemi me blerje nga mafia të pozicioneve konsull etj., siç kemi ish ministrin Arben Malaj që vetëm pasi u lakua në media dha dorëheqje, duam të sjellim në debat publik se çdo punonjës i një përfaqësie diplomatike, i pa përfshirë në listën zyrtare të njohur nga shteti pritës si anëtarë të akredituar të personelit, kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin. Edhe pse askush nuk mund të mos regjistrohet në zyrat shtetërore përkatëse të vendit pritës, personeli i ambasadës Amerikane në Tiranë është përjashtim nga zbatimi i ligjit.

Ecim edhe një gjysmë hapi, për të lënë energji për më në thellësi të skandalit.

Edhe për atë personel që janë shtetas të vendit që ka ambasadën, janë të detyrueshme rregullat njëlloj si për të huajt e punësuar në vendin pritës, apo jo ju që pritni e përcillni në ambasada shqiptarë që paguajnë aplikime kot fare, sa as dokumentet nuk ua merrni në dorë, pasi kryeministri hajdut paska forcë, ashtu siç ka deklaruar publikisht, të favorizojë mafiozët që kanë fshehur pasuritë në perëndim dhe të sanksionojë gazetarët që kritikojnë korrupsionin.

As mafia nuk bën më shumë se kësi marifetesh.

Të mjelësh deri në shpikje “gjiri” ligjet favorizuese e të injorosh ato detyruese, normalisht që duhet të jenë në hetimet e FBI-së. E themi me forcë këtë, pasi çdo “peshk” që ka zënë, qoftë edhe aksidentalisht SPAK-u, e ka prej kohësh dosjen në akuzat e “Pamfletit”, edhe pse “puplat” e çdonjërit as prekeshin nga gazetarucët me vila më të mëdha se Arben Ahmetaj.

Doni fakte?

Nëse ambasada e vogël e Austrisë, ka të punësuar 69 shqiptarë, sa ka ambasada e madhe amerikane?!

Më thoni, a ka më shumë se një të regjistruar në zyrat e shtetit shqiptar, edhe ai pa emër dhe pozicion, apo nuk është kështu?!

Ky skandal, a ka vazhduar më shumë se 30 vjet, apo hajt, popull dele që duron të shtypet është ky, se i pëlqen lëmosha dhe dajaku nga ata që vetë janë shkelës të ligjit?!

Turp e faqja e zezë, sa kohë nuk janë çelur fletët e korrupsionit, që pa tjetër do t’i pastrojmë nga pluhuri i pistë.

Pastaj, se gati harruam, sa mirë e shfrytëzojnë periudhën 15 vjet për të përfituar dyshtetësinë. Edhe këta kanë emra, njëlloj si 4 Klanet Mafioze, por asnjëri nuk është i regjistruar, qartë është informal, shkelës ligji.

Edhe diçka, se mos harroni edhe ju mafiozë, mund ta hiqni fare nga internet listën e detyrueshme për publikimin, por skandalin ku ta çoni, këtë nuk ua themi dot,

Është së pari detyrimi më i thjeshtë ligjor edhe i vetë ambasadave, ku duhet të themi se të gjitha, deri të Rusisë, Austrisë dhe Kinës janë korrekte, prandaj vëmendja shigjetohet edhe tek video mesazhet skandaloze të Edi Ramës dhe hetimet e FBI-së në ambasadën amerikane për një skandal të pa shoq, paradoksal thuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu