Skandal/ Antena e Vodafonit mbi kokat e të sëmurëve në QSUT

0

QSUT është institucioni shëndetësor më i madh në Shqiperi, por të çudit fakti se ky institucion publik shfrytëzohet për interesa të kompanive private.

Pacientë të këtij spitali i adresuan redaksisë së “Ora investigim” shqetësimin e tyre duke e etiketuar si skandal faktin që mbi tarracën e QSUT vendosen antena të kompanive celulare.

Sipas udhëzimeve në BE distanca e antenave duhet të jetë 300 metra larg kopshteve shkollave dhe qendrave shëndetësore, por me sa duket në vendin tonë ky udhëzim nuk vlen.

Pas kërkesës që i kemi dërguar QSUT-së na bëhet me dije se spitali ka një kontratë me “Vodafone” për vendosjen e antenës në bazë të VKM-së nr.54, e cila përcakton kriteret e dhënies me qera enfiteozë për pasuritë shtetërore.

E thënë në mënyrë më të thjeshte enfiteoza është një kontratë me anë së cilës një personi i jepet e drejta të përdorë e të përmirësojë një pasuri shtetërore të paluajtshme.

Enfiteoza ka si qëllim jo vetëm përdorimin e sendit, por edhe përmirësimin e tij.

QSUT nuk ka dhënë me qera një objekt jashtë funksionit në mënyrë që qiramarrësi të përmiresojë funksionimin e tij, por në këtë rast shërbimi më i madh i vjen kompanisë telefonike që ka instaluar antenat mbi kokën e pacientëve të semurë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu