S’kam kohë…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

S’kam kohë…

Je sjellë si hije nëpër errësirë,
E shpirtin tim trishtove me mëkat,
Hap pas hapi, luan me t’pa denjat,
E stacioni i ndalesës s’pat fund,
Padrejtësia mbi kokë time hallakatet,
Si një shi i kthyer ne kokrriza të hekurta,
E unë, fortësia që ngrita mbi ty ndaljen,
E zemra qesh e shtrëngon këtë mesazh,
Për vuajtjen, nuk rri n’mundime,
Ajo të flijohet pa mbrri tek unë,
Asajë drejtësie i jam betuar, s’kam kohë me pritë
Çengelat në fyt ia vë ligësisë,
Ta kam ndalur, rrugën pa mbarim,
Si shtojzovalle e asajë ane, po kërcej në supet e shpresës,
Sepse e vërteta dhe mirësia,
Do të fitojnë e gëzojnë, si vetë ato,
Deri atje, n’arratin e përtejme,
E zot me i dalë qënies së këtijë pragu!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu