Sinjalet e shuara të bashkëpunimit me Berishën

0
Shkruan Zef Ndreka
Sado politikë të pretendojnë të bëjnë eksponent të veçantë në PD-në zyrtare me Sali Berishën për tu bashkuar apo bashkëpunuar, janë 104 mijë votues që vendosën barrikadë të pakapërcyeshme, të pakalueshme.
Këto janë qëndrestarët e PD-së, të mbijetesës së saj, të ekzistencës së saj.
104 mijë demokratët që votuan PD-në në zgjedhjet e fundit lokale, dëshmuan qartë se PD-ja do të shkojë përpara edhe pse pa kandidatë, pa orientim, pa fushatë, pa media e pa asnjë qindarkë financim. Shto pastaj mungesën e drejtuesve të PD-së apo me keq, betejën kundër saj siç e ka bërë Gazmend Bardhi.
Sa lehtë u shit ky njeri tek Foltorja duke ndikuar në dëmtimin e PD-së!
Sa lehtë u shitën deputetët dhe ju bashkuan non grat-ës!
Sa lehtë u trafikuan votat e qindra mijra demokratëve në drejtim të Ilir Metës!
Sa lehtë e paska patur Berisha me këtë grupim që per shumë kohë nuk e ndoqi pas!
Shumë lehtësira ka patur Berisha nga përgjumja e PD-së, nga kriza e lidërshipit të saj!
Shumë lehtë e ka patur Berisha të marrë e të mbajë padrejtësisht e në kundërshtim me ligjin Selinë e PD-së, e cila përfundoi shtojcë e PL, kundër interesit të demokratëve.
Por një gjë nuk mundi ta marrë Berisha: 104 mijë votat e arta të demokratëve. 104 mijë vota zemre për PD-në.
Ndërkohë, eksponentet e PD-së zyrtare, kanë pretenduar dhe pretendojnë akoma në bashkëpunimin apo bashkimin me non grat-ën. Kjo tashmë nuk është per tu çuditur. Por tregojnë qartazi se janë përsona apolitik të zgjedhur thjeshtë për benefice politike. Ose, akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë ndërrimin e qimes së Berishës sipas kushteve apo nevojave të tij.
Sinjalet e një bashkëpunimi apo bashkimi me foltorën mekanikisht të pretenduar, i shuan vetëm baza e demokratëve, i shuan Kolegji i Kryetarëve, mbase sot edhe Kryesia e copëtuar e PD-së.
PD-ja, duhet të zgjohet dhe të mos bëjë sikur ka fituar zgjedhjet. Të bëjë analizë dhe të përcaktojë përgjegjësitë e sejcilit, sidomos të atyre që penguan organizimin e PD-së në caktimin e kandidatëve për bashkiakë dhe këshilltarë.
PD-ja të zgjedh kryetarin dhe pastaj të mblidhet një kongres apo eklezi për strukturat dhe zgjedhjet e saj.
PD-ja, duhet të bëjë ndryshime rrënjësore ne kryesi, në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, të sekretariateve, të kryetarëve dhe sekretareve sektarë të degëve, që të ecë përpara.
Bashkim apo bashkëpunim me Berishën të bëjë kush beson tek ai dhe e ardhmja e tij. Ndryshe, semafori i kuq i Berishës do ta ndalë PD-në…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu