Qyteti i Damaskut në Siri ishte dhe qyteti i parë i një rëndësie të madhe që u pushtua nga kalifati i Rashidunëve në 19 Shtator të vitit 634.

Brenda vitit 635, filloi dhe proçesi i transformimit të qytetit nga një qytet i Krishterë në një qytet jo të Krishterë. Një nga objektet më të rëndësishme të qytetit ishte dhe bazilika dedikuar Shën Gjon Pagëzorit, ku ndodhej dhe kafka e shenjtorit, që dhe nga myslimanët ai nderohej dhe nderohet si një profet me emrin Jahja Ibn Zakaria. Por, gjatë periudhës së sundimit të kalifit te 6 te Umajadeve, të njohur si Al-Valid (705-715), ndodhen disa ndryshime radikale në dëm të komunitetit të Krishterë atje. Një nga këto ishte dhe shkatërrimi i bazilikës dedikuar Shën GjonPagëzorit, dhe në vend të saj me urdhër të kalifit, Al-Valid, të ndërtohej një xhami. Edhe sipas shumë kronikanëve të kohës, si Ibn Asakir, (studiues i shek të 12, po nga Damasku), na thuhet se, agaristët kishin shumë vend për tu falur, dhe nëse donin një xhami të re ata mund ta bënin atë ku të dëshironin. Por, arsyeja kryesore e këtij gjesti, ishte që të linte në hije popullsinë dhe kulturën e Krishterë, duke ngritur këtë xhami Por, shumica e autorëve,duke përfshirë dhe Ibn Aksir, na thonë se bazilika u shkatërrua edhe me gjithë kundërshtimin e e komunitetit të Krishterë të Damaskut. Një fakt tjetër është që poetë si: A l -Faraz daq (641–730),e festuan shkatërrimin e kësaj bazilike edhe në poemat e tyre. Sipas traditës dhe burimeve të kohës na thuhet se kalifi Al Valid, ishte ai i cili nisi shkatërrimin e kësaj bazilike duke ngulur një heshtë të artë në bazilikën e Krishterë dhe në themelet e kësaj bazilike u ndërtua një xhami e re,që ti ngjante shtëpisë së Muhamedit në Medina.