Si ka fytyrë kryeministri të mbrojë kryehajduten Belinda Balluku?!

0

Shkruan Naim Flamuri

Si ka mundësi, si ka fytyrë t’ua thotë para gjithë shqiptarëve, pa iu dridhur qerpiku? Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp, foli sërish për çështjen “Balluku”.

Me një vetëbesim të çuditshëm, vijoi ta mbronte Ballukun, duke thënë se ato 16 mijë faqe nuk qenkan prova hetimi për të. Rama tha: A keni dëgjuar ndonjë fjalë avokatie nga ana jonë për rastin konkret? As unë, as askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e çështjes. Por ky rast ndryshon sepse ka ardhur tek ne.

Nuk është një çështje që ka rrugën e pushtetit gjyqësor, si shumë të tjera që prokuroria i ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Dhe unë pyes: si ka mundësi kaq arrogancë?
Kaq gjakftohtësi prej një pushtetari të pakontrolluar, që e ka verbuar pushteti, duke ia mpirë të gjitha shqisat e kujtimit, turpit, përgjegjësisë… e ndoshta e ka bërë më bishë se bisha vetë? Sepse kur njeriu harron turpin,
kur pushteti bëhet pasqyrë ku njeriu sheh vetëm veten, atëherë arroganca nuk është më rastësi: kthehet në mënyrë jetese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu