Si çakël

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Si çakël

Freskinë si afresk, shpirtit ja kam var,
Ruajna Zot nga hiena që veç zhgarravit,
Tharmi i mendësisë që ju holl gatimit,
E zë brumin e ndërgjegjes të sëmurë.

Mendja shejtane, nuk sheh veç golle,
Babzia ka lindur me të, për të ç’bërë,
Por atje frymohet lirisht, si qenësore,
Që të shpërlajn të keqen e kësaj bote,

Mbrapsem tek padrejtsit që ti ushtron,
Tymnaja mbuloi terrenin tënd mbretëror,
Aty, ku thith ajrin e kapërdin çnjerzoren,
Ti, si çakël e padobishme dhe e pa nevoj.

Mendimi përëndoi e i shkon akshamit,
Një qoshk aty, din të ruaj ditën e mbar,
I bukuri refleks, ku po ruan sy bukurën,
Ndrit deri nëpër thedhësira, kjo e artë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu