Ka shumë vite që Berisha e rreh me shuplaka PD-në.
Edhe kur ishte i dorëhequr, të gjithë e dinin se ai komandonte edhe pse zyrtarisht kishte dhënë dorëheqjen.
Ai ka përjashtuar nga kandidimi për deputet të gjithë të larguarit që më vonë ju faturuan Bashës.
Kujtojmë Jozefina Topallin, Arben Imamin, Astrit Patozin, etj që themeluan partiçka të vogla për ti rrëmbyer disa mijra PD-së.
Berisha hidhte gurin e fshihte dorën.
Në çdo rast, ai fajin ja hidhte kryetarit Basha, i cili e respektonte në maksimum për kontributin e tij, sidoqoftë, pozitiv apo negativ.
Basha, pas shpalljes non grata të Berishës ka qene dhe është më i anatemuar shqiptar nga “legjenda” e demokratëve.
Berisha, arriti me foltorën e tij dhe vullnetarët e tij, deri në shkatërrimin e PD-së, në përçarjen përfundimtare të saj.
Ai, arriti të kthente një pjesë të konsiderueshme të foltoristëve të tij në anti-amerikan! Duke ecur në gjurmët e Enver Hoxhës dhe madje me ashpër se ai.
Berisha në çdo lëvizje, në çdo foltore, në çdo seancë parlamentare, dy vitet e fundit e ka patur luftë vetëm brenda llojit në PD.
Shuplakat e tij të vazhdueshme e trullosën elektoratin e opozitës, e bashkë me të edhe të disa drejtuesve të PD-së.
Si kundër përgjigje, nga drejtuesit e PD-së ka qënë heshtja!
Ai shan, anatemon , shantazhon dhe fut shuplaka, pala tjetër ka heshtur, ka mbetur pa përgjigjen që meritonte.
Madje, në fund , pak përpara se të mbyllej proçesi i rregjistrimit të kandidatëve në KQZ, një pjesë e madhe e deputetëve dhe drejtues të PD-së, i kthyen faqen tjetër Berishës!
Ky nuk është as parim kristian në vetëvete.
Konkretisht, Gazmend Bardhi, me aktivi për ti kthyer faqen tjetër të PD-së e ta rrahë Berisha me lehtësisht.
Veprimet e Gazmend Bardhit, të ndonjë tjetri drejtues në PD dhe një pjesë të grupit parlamentarë, në minutat e fundit dolën kundër PD-së dhe të ardhmës së saj.
Këta votuan turpin e tyre duke mos miratuar 61-kandidatët për kryetarë Bashkishë. Hapën rrugën për kandidatët e Berishës e Metës, duke e skualifikuar zyrtarisht përfaqësimin real të PD-së në zgjedhjet e 14-Marsit.
Keshtu, të rrahurit e Berishës po çojnë ujë në mullirin anti PD.
Duket e pabesueshme dhe e tepërt të flitet për integritet moral e politik të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe të një grupi të vogël rreth tij për dëmin që i kanë bërë PD-së duke i kthyer faqen tjetër rrahësit Berisha.
Është koha të mendohet thellë e të veprojnë demokratët qëndrestarë.
Me e lehta do ishte shkarkimi i Sekterarit të Përgjithshëm, që Berisha me grupin e tij jo vetëm ta rrahin lehtësisht në dy faqen, por…