Shtyhet sërish seanca për inceneratorët

0

Është shtyrë për në datën 6 shtator seanca për inceneratorët. Gazetari Panorama TV, Ervin Leka mëson se gjykata u ka dhënë kohë avokatëve të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Avokatet i kishin kërkuar gjykatës t’u viheshin në dispozicion disa fashikuj të tjerë pasi deri më tani janë njohur me 100 fashikuj. Më pas do të bëjnë konkluzionet e mbrojtjes.

Kujtojme qe ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka doli para gjykatës me 6 korrik.

Pala mbrojtëse e Lefter Kokës u shpreh se “Është e qartë si kristali se ish ministri nuk ka bërë shkelje”.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën, që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu