Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në datë 27 korrik ora 10:00. Gjatë seancës së kësaj të enjteje u lexua mbrojtja e avokatëve të Pëllumb Abeshit, Serafin Papës, Bardhyl Çabirit dhe Klodian Zotos.
Në seancat e kaluara kanë lexuar mbrojtjen Alqi Bllako Lefter Koka dhe Jonida Zeqo.
Tashmë për seancën e radhës kanë mbetur vetëm mbrotja e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas.
Përmes avokatit të tij, biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaccme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.
Sipas avokatit, në rastin e Elbasanit, Zoto ka qene vetem avokat i kompanisë Albtek.