Shkruan Zef Ndreka
Sulmi me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, është një ngjarje kriminale më e rënda e ndodhur ndonjëhetë në drejtësinë shqiptste, si pasojë ka humbur jeyën gjyqtari Astri Kalaja duke plagosur simbolikisht edhe shtetin shqiptar në zemrën e tij më të ndjeshme, drejtësinë.
Kur një gjyqtar qëllohet në momentin që ngrihet për të shpallur vendimin, nuk është në rrezik vetëm një njeri, por vetë ideja e rendit ligjor. Kjo është arsyeja pse ky akt duhet të tronditë çdo qytetar, çdo jurist, çdo përfaqësues të institucioneve publike.
Ky sulm tregon, më shumë se çdo analizë apo raport, sa e brishtë është ndërtuar autoriteti i drejtësisë shqiptare.
Një armë që hyn në sallën e gjyqit është dështim i shumë hallkave shtetërore, nga kontrolli i sigurisë, te mungesa e kulturës së respektit ndaj ligjit.
Një qytetar që e sheh të arsyeshme të qëllojë mbi gjyqtarin është produkt i një shoqërie ku besimi ndaj drejtësisë është rrënuar.
Por pas këtij akti qëndron një mesazh edhe më i rrezikshëm, drejtësia frikësohet, gjyqtarët e ndjejnë veten të pambrojtur dhe pavarësia e gjykatave bie.
Çdo vendim që merret nën hijen e frikës, nuk është më vendim gjyqësor, por është kompromis me dhunën.
Prandaj kjo ngjarje nuk duhet të kalojë si “incident” apo si lajm i radhës në kronikë. Duhet të trajtohet si thirrje alarmi kombëtare.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë duhet të japin llogari se si mund të ndodhë një skandal i tillë brenda mureve të drejtësisë.
Trupa gjyqësore duhet të mbështetet institucionalisht e moralisht, që të mos ndjehet e braktisur.
Shoqëria duhet të rifitojë respektin ndaj ligjit, sepse pa të, s’ka shtet, s’ka demokraci, s’ka rend publik.
Në këtë moment, nuk është vrarë vetëm një gjyqtar.
Është tentativë për të vrarë vetë drejtësinë.
Dhe plagët e drejtësisë, nëse nuk shërohen me të vërtetë, e lënë shoqërinë të gjakoset gjatë…