Shtëpia e Bardhë nxjerr emrat e vendeve themeluese të Bordit të Paqes, pse nuk ishte Edi Rama ashtu siç pretendoi

0

Shkruan Izmir Akulli

Shtëpia e Bardhë ka publikuar ditën e sotme listën e plotë të vendeve themeluese të nismës së Trump, ‘Bordit të Paqes’. Nga SHBA-të që janë kryesore, dhe vendet e tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen ditën e sotme përfshi dhe Kosovën.

Në njoftimin për mediat, Shtëpia e Bardhë ka listuar të gjitha vendet themeluese të ‘Bordit të Paqes’, që janë të cituara dhe mëposhtë: Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Por në asnjë nga vendet e mësipërme nuk është emri i kryeministrit Edi Rama apo i Shqipërisë. Në 5 ditët e fundit, Rama e ka propaganduar ftesën që ka marrë nga Trump për të qenë pjesë e ‘Bordit të Paqes’, në çdo mënyrë si një ftesë personale edhe pse e vërteta qëndronte ndryshe.

Por cila është arsyeja që emri i Shqipërisë apo Ramës nuk është në listën e afishuar nga Shtëpia e Bardhë?

Mungesa e emrit të Shqipërisë në këtë nisëm lidhet me faktin që qeveria shqiptare zgjodhi që të ratifikonte një marrëveshje, pa e firmosur ende. Në vend që kryeministri Rama sot të ishte në Davos për të nënshkruar marrëveshjen dhe të vendoste emrin e Shqipërisë pranë vendeve themeluese të ‘Bordit të Paqes’, Rama vendosi që të qëndronte në Kuvend, në mënyrë që kjo marrëveshje të ratifikohej pa firmë.

Kur u pyet se pse nuk ndodhej në Davos për të nënshkruar marrëveshjen, Rama u justifikua se zgjodhi që t’i përgjigjej ftesës së vajzës së Trump, Ivanka e cila ndodhej në Vlorë.

“Që të mos shqetësoheni pse nuk isha atje, unë duhej të bëja një zgjedhje: të përgjigjesha ftesës së babait apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri. Zgjodha vajzën, natyrisht me lejen e babait,“ u shpjegua Rama.

Por si e njoftoi qeveria shqiptare Shtëpinë e Bardhë që Rama do priste vajzën e Presidentit? A ka ndonje gjurmë?

Justifikimi i që Rama tha ditën e sotme në Kuvend, se zgjodhi që të priste vajzën e presidentit në një vizitë jo formale në Vlorë, në vend që të shkonte në Davos për të nënshkruar marrëveshjen për ‘Bordin e Paqes’ tregon rëndësinë që Rama i ka dhënë kësaj nisme të presidentit Trump.

E vërteta është që mundësitë që qeveria shqiptare të ketë njoftuar ‘Shtëpinë e Bardhë’ për vizitën e Ivanka Trump janë 0. Për shkak se vizita e Ivankës dhe bashkëshortit të saj në Vlorë ishte private dhe për bizneset personale që dhëndri i Trump ka. Dhe kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me Shtëpinë e Bardhë apo me vetë presidentin Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu